Bota Postuar më 11 Prill 2023, 10:12

Arrogancë, lakmi dhe miliarda të humbura në platformën - FTX Publikohen arsyet e kolapsit të kompanisë së kriptomonedhës

Nga SCAN TV
Arrogancë, lakmi dhe miliarda të humbura në platformën - FTX

Janë publikuar për herë të parë arsyet për kolapsin e kompanisë së kriptomonedhave FTX. Sipas Bloomberg, arroganca, lakmia dhe mungesa e profesionalizmit ishin baza e dështimit. Për më tepër kur kompania bëri kërkesë për falimentim, ajo nuk kishte as një listë të plotë të punonjësve të saj.

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Bloomberg, duke cituar një raport nga bankat e saj kreditore, ka pasur raste kur punonjësit e rangut të lartë bënin shaka me njëri-tjetrin sepse nuk e dinin se ku ndodheshin asetet e miliona dollarëve. Prandaj, sipas ekspertëve, "arroganca, paaftësia dhe lakmia" janë përgjegjëse për kolapsin e FTX.

Platforma në fjalë nuk kishte as kontrollet rudimentare dhe të nevojshme financiare dhe kontabël dhe nuk lejonte të shprehej asnjë mendim apo mospajtim në gjirin e saj. Ky është raporti i parë i këtij lloji që publikohet që kur perandoria e kriptomonedhës së Sam Bankman-Fried u shemb nëntorin e kaluar, duke rezultuar në humbjen e miliarda dollarëve në fondet e klientëve.

Sipas një raporti në moneyreview.gr, raporti fajëson themeluesin dhe kreun e tij, Bankman-Freid, dhe drejtuesit e tij të rangut të lartë, duke përfshirë inxhinierin kryesor të IT-së Nishad Singh dhe ish-shefin e teknologjisë Gary Wang.

Pavarësisht imazhit publik që kërkoi të krijonte, atë të një biznesi të përgjegjshëm, grupi FTX kontrollohej nga një grup i madh individësh që treguan pak interes për krijimin e një kuadri të duhur mbikëqyrës ose kontrolli, sipas analizës së bankave kreditore. Këta individë po ndërlikonin fondet dhe po i keqmenaxhonin ato – si fondet e tyre ashtu edhe fonde të tjera nga klientela e FTX.

Ata gjithashtu kanë gënjyer palët e treta për biznesin e tyre dhe bënin shaka nga brenda për tendencën e tyre për të humbur gjurmët e miliona dollarëve në asete FTX.

Kur kompania bëri kërkesë për falimentim, ajo nuk kishte as një listë të plotë të punonjësve të saj, sipas raportit. Deri më tani, më shumë se 1.4 miliardë dollarë në asete janë rikuperuar.

1.7 miliardë dollarë shtesë janë gjetur dhe janë në proces rikuperimi. Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i FTX, Sam Bankman-Fried, është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat për mashtrim dhe pritet të dalë në gjyq në tetor të këtij viti, ndërsa Nishad Singh u vetëdeklarua fajtor si pjesë e një marrëveshjeje bashkëpunimi me prokurorët.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat