Europa Postuar më 11 Prill 2023, 10:10

Gjermanët zgjedhin Meksikën në vend të Greqisë - ArSyeja rritja e konsiderueshme e çmimeve në vendet turistike

Nga SCAN TV
Gjermanët zgjedhin Meksikën në vend të Greqisë -

Gjermanët këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në Meksikë dhe jo më në Greqi. Kjo për shkak të rritjes së konisderueshme të cmimeve në Mesdhe. Sipas të dhënave zyrtare prenotimet nga ana e tyre po arrijnë nivelet e para pandemisë

Për herë të parë këtë vit, pas periudhës së pandemisë, prenotimet gjermane po arrijnë nivelet para pandemisë, me një ndryshim: në destinacionet tradicionalisht të preferuara të gjermanëve në Mesdhe, “çmimet janë ngritur në qiell”.

Ky është rezultati i hulumtimit të portalit turistik Holiday-Check për emisionin Ard-Plusminus, në kanalin e parë të televizionit publik gjerman ARD.

Siç vëren faqja e internetit tagesschau.de, programi i parë i televizionit gjerman, “paketat e udhëtimit për Spanjën, Greqinë apo Portugalinë janë bërë më të shtrenjta me rreth 20-30% krahasuar me verën e 2019. Por rritje kanë pësuar dhe cmimet për destinacione si Turqia, Tunizia apo Egjipti, që dikur konsideroheshin mjaft të lira. Çmimet e paketave të pushimeve për këto destinacione janë rritur me 35-50% krahasuar me periudhën para pandemisë.

Megjithatë, rritjet e çmimeve vlejnë edhe për fluturimet ajrore. Fluturimet verore drejt Greqisë ose Kroacisë duken 16% më të shtrenjta këtë vit se në 2022 - shin. Fluturimet për në Spanjë, qoftë në kontinent apo në ishujt e saj, janë 25% më të shtrenjta.

Sipas raportit, rritjet e çmimeve të biletave janë kryesisht për shkak të rritjes së kostove të stafit, por edhe rritjes së çmimit të vajgurit. Në të njëjtën kohë, industria e turizmit në tërësi ka ndryshuar në krahasim me imazhin që shfaqte para koronavirusit.

Por ku mund të udhëtojnë lirë këtë vit udhëtarët gjermanë sipas tagesschau.de, këtë herë duhen kërkuar destinacione të pazakonta përtej tendencave të modës. Pushimet në Zanzibarin e largët, Meksikë ose Kubë aktualisht mund të jenë më të lira se pushimet në destinacionet klasike të Mesdheut.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat