Pse Norvegjia po dëbon të pasurit e saj? - Rritet numri i miliarderëve që largohen pas rritjes së taksës së pasurisë

Rritja e taksës së pasurisë po bën që gjithnjë e më shumë miliarderë norvegjezë të largohen nga vendi. Kjo situatë po i kushton qeverisë dhjetëra miliona të ardhura të humbura nga taksat. Pjesa më e madhe e të pasurve janë vendosur në Zvicër.
Numri rekord i miliarderëve norvegjezë që po largohen nga vendi i tyre pasi qeveria ka rritur taksën e pasurisë në 1.1%, vijon të ndryshojë. Më shumë se 30 njerëz të elitës financiare të Norvegjisë janë larguar nga vendi në vitin 2022, sipas një sondazhi të fundit. Në fakt, ky numër është shumë më i lartë se numri total i të pasurve që janë larguar nga vendi në 13 vitet e mëparshme.
Edhe më shumë miliarderë norvegjezë pritet të largohen nga vendi këtë vit për shkak të një rritjeje të taksës së pasurisë në nëntor, duke i kushtuar qeverisë dhjetëra milionë të ardhura të humbura nga taksat.
Sipas Guardian, shumë prej tyre janë shpërngulur në Zvicër, ku taksat janë shumë më të ulëta. Vendi më i preferuar mbetet Lugano që sipas tyre nuk është as qyteti më i lirë dhe as me taksat më të ulëta, por në këmbim, është një vend i mrekullueshëm me një vendndodhje qendrore në Europë.
Sipas analistëve në vend, ata që janë larguar nga Norvegjia vlerësohet të kenë një pasuri totale prej të paktën 52.3 miliardë euro. Ekspertët shtojnë se fenomeni është i ngjashëm me atë të Brexit, pasi Norvegjia nuk ka një traditë të "vetëdëmtimit" dhe numri i sipërmarrësve që lëvizin jashtë vendit përjetohet si një tronditje.
Aktualisht shumë prej politikanëve të vendit fajësojnë të pasurit për largimin nga vendi, por opinionit publik nuk i pëlqen ideja që investitorët më të mirë të vendit po largohen.
Erlend Grimstad, zëvendësministër i financave, tha për Guardian se shpresonte që norvegjezët e pasur do të ktheheshin sërish në vendin e tyre. Zëvendësministri deklaroi se modeli norvegjez karakterizohet nga kontributi i secilit sipas aftësive të secilit, ndaj ata që kanë aftësi më të mëdha duhet të paguajnë pak më shumë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë - Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë, punonjësit u paguan 16% më shumë se në 2021
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqipëria është ndër pesë vendet e para e cila regjistron rritjen më të lartë të pagave në sektorin e......

Kina ndërton tubacion hidrogjeni - Për një gjatësi prej 400 km do të transportojë energji të pastër
Një tubacion hidrogjeni 400 kilometra i gjatë i cili do të transportojë energji të pastër pritet të ndërtohet në Kinë. Ky është i pari i këtijj llojë që do të......

Arrogancë, lakmi dhe miliarda të humbura në platformën - FTX Publikohen arsyet e kolapsit të kompanisë së kriptomonedhës
Janë publikuar për herë të parë arsyet për kolapsin e kompanisë së kriptomonedhave FTX. Sipas Bloomberg, arroganca, lakmia dhe mungesa e profesionalizmit ishin......

Gjermanët zgjedhin Meksikën në vend të Greqisë - ArSyeja rritja e konsiderueshme e çmimeve në vendet turistike
Gjermanët këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në Meksikë dhe jo më në Greqi. Kjo për shkak të rritjes së konisderueshme të cmimeve në Mesdhe.......

FMN dhe Banka Botërore nisin samitet e pranverës - Java do të jetë e mbushur me takime ndërkombëtare
Inflacioni, rritja e tensioneve gjeopolitike dhe rreziqet që lidhen me qëndrueshmërinë financiare. Samitet e zakonshme të pranverës të Bankës Botërore dhe......

Si Warren Buffett po rrit aksionet japoneze me zotimin për të investuar edhe më shumë!
Aksionet e firmave tregtare japoneze u rritën në tregtinë e pasdites të së martës pasi Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, tha se ai......

Bitcoin ngjitet në mbi 30mijë dollarë për herë të parë që nga qershori – Ether drejt 2000 dollarëve!
Bitcoin u rrit të hënën në mbrëmje, duke arritur në nivelin kryesor psikologjik prej 30,000 dollarësh, ndërsa investitorët prisnin të dhënat kryesore të......

Shtetet e Bashkuara rrisin me 15% koston e vizave turistike dhe të biznesit!
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vizat për turistët apo udhëtarët e biznesit 15% më të shtrenjta duke i rritur ato nga 160 në 185 dollarë (169 euro), njoftoi......