Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë - Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë, punonjësit u paguan 16% më shumë se në 2021

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqipëria është ndër pesë vendet e para e cila regjistron rritjen më të lartë të pagave në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2022. Pagat janë rritur me 16% përgjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021, ndërkohë janë rritur me 63% krahasuar me periudhën bazë, vitin 2015-të. Mesatarja e Bashkimit Europian sa i pëket rritjes vjetore të pagave në sektorin e ndërtimit është 7.9%, ndërsa krahasuar me periudhën bazë, pra viti 2015=100, rritja llogaritet në 40%.
Referuar të dhënave, gjatë vitit 2022, Turqia ka regjistruar rritjen më të lartë të pagave në “Ndërtim” me 74.7% më shumë se në vitin 2021. Pas Turqisë ndjek Irlanda me 25.1% rritje të pagave në ndërtim dhe vijon me Malin e Zi me 16.2%. Sipas të dhënave të “Eurostat” vendi ynë ka rritjen e dytë më të lartë të pagave në rajon, pas Malit të Zi, kur flasim për sektorin e ndërtimit. Në nivel rajoni pas Shqipërisë dhe Malit të Zi renditet Maqedonia e Veriut me një rritje prej 14.1%, ndërkohë pagat në ndërtim në Serbi kanë shënuar rritje me 12.4%.
Nga ana tjetër, Sllovakia është i vetmi vend në Europë që krahasuar me vitin 2021 ka regjistruar rënie të pagës në “Ndërtim”, me 3%. Ndërkohë, vendet me rritjen më të ulët janë Luksemburgu me 4.7% dhe Gjermania me 5%.
Numri i të punësuarve, po ashtu, paraqitet me rritje përgjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2021. Në Shqipëri numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit është rritur me 3.1%, ndërkohë krahasuar me periudhën bazë norma e rritjes për vitin 2022 në vendin tonë është 26.8%. Sipas të dhënave numri i të punësuarve në ndërtim në vendin tonë është rritur mbi mesataren e Bashkimit Europian, e cila regjistrohet në 2.3%.
Ky tregues është rritur më shumë në Malin e Zi me 22.9%, pasuar nga Irlanda me 18.3% dhe nga Islanda me 12.3%. Me rënie të numrit të të punësuarve në sektorin e ndërtimit paraqiten vende si: Çekia, Lituania, Finlanda, Greqia, Bullgaria, Letonia dhe Maqedonia e Veriut.Kjo tendencë duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e "boom-it" të sektorit, por edhe e mungesës së fuqisë punëtore në vendin tonë.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Kina ndërton tubacion hidrogjeni - Për një gjatësi prej 400 km do të transportojë energji të pastër
Një tubacion hidrogjeni 400 kilometra i gjatë i cili do të transportojë energji të pastër pritet të ndërtohet në Kinë. Ky është i pari i këtijj llojë që do të......

Arrogancë, lakmi dhe miliarda të humbura në platformën - FTX Publikohen arsyet e kolapsit të kompanisë së kriptomonedhës
Janë publikuar për herë të parë arsyet për kolapsin e kompanisë së kriptomonedhave FTX. Sipas Bloomberg, arroganca, lakmia dhe mungesa e profesionalizmit ishin......

Gjermanët zgjedhin Meksikën në vend të Greqisë - ArSyeja rritja e konsiderueshme e çmimeve në vendet turistike
Gjermanët këtë vit kanë zgjedhur të kalojnë pushimet verore në Meksikë dhe jo më në Greqi. Kjo për shkak të rritjes së konisderueshme të cmimeve në Mesdhe.......

FMN dhe Banka Botërore nisin samitet e pranverës - Java do të jetë e mbushur me takime ndërkombëtare
Inflacioni, rritja e tensioneve gjeopolitike dhe rreziqet që lidhen me qëndrueshmërinë financiare. Samitet e zakonshme të pranverës të Bankës Botërore dhe......

Si Warren Buffett po rrit aksionet japoneze me zotimin për të investuar edhe më shumë!
Aksionet e firmave tregtare japoneze u rritën në tregtinë e pasdites të së martës pasi Warren Buffett, kryetar dhe CEO i Berkshire Hathaway, tha se ai......

Bitcoin ngjitet në mbi 30mijë dollarë për herë të parë që nga qershori – Ether drejt 2000 dollarëve!
Bitcoin u rrit të hënën në mbrëmje, duke arritur në nivelin kryesor psikologjik prej 30,000 dollarësh, ndërsa investitorët prisnin të dhënat kryesore të......

Shtetet e Bashkuara rrisin me 15% koston e vizave turistike dhe të biznesit!
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vizat për turistët apo udhëtarët e biznesit 15% më të shtrenjta duke i rritur ato nga 160 në 185 dollarë (169 euro), njoftoi......

Rikuperon Dollari amerikan – Sa këmbehen sot Euro, Paundi dhe Franga?!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë sipas kursit të këmbimit......