Kreditë me probleme vijojnë me rritje - Në shkurt norma ngjitet në 5.16%, nga 5.10% që ishte në janar

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të dytë të vitit 2023, duke shkuar në 5.16%. Krahasuar me periudhën paraardhëse, është rritur me vetëm 0.06 pikë përqindje, nga 5.10% që ishte në muajin janar. Nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, treguesi i kredive me probleme ka pësuar një rënie prej 0.23 pikë përqindje, nga 5.39% që ishte në shkurtin e 2022-shit.
Përgjatë vitit të kaluar, kjo normë është dominuar nga ritme rënëse, përveç muajve prill, maj dhe nëntor ku pati rritje të vogla me vetëm 0.02-0.18 pikë përqindje. Nga ana tjetër, shifrat zyrtare sinjalizojnë që dy muajt e parë të vitit 2023 kanë shfaqur një rritje të lehtë të normës së kredisë. Mbetet për t`u parë nëse këto rritje të lehta në normën e kredive me probleme do të vijojnë të jenë sporadike apo do të jemi drejt krijimit të një trendi rritës që do të reflektonte vështirësitë ekonomike që po kalon vendi.
Norma e kredive me probleme ndaj totalit të huave, ka pësuar ndryshime të theksuara përgjatë viteve, në varësi të rrethanave dhe ngjarjeve ekonomike që kanë shoqëruar vendin. Mesatarisht norma e kredive me probleme që kanë shoqeruar vitin 2022, është në vlerën e 5.24%. Pavarësisht ndonjë rritje të lehtë, ecuria e këtij treguesi vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe duket sikur ka tendecën të shkojë në nivelet e para krizës botërore ku mesatarisht kjo normë për vitin 2008 ishtë në vlerën 4.4%.
Qëndrueshmëria e normës së kredive me probleme tregon një sistem bankar të shëndetshëm, duke sjell një sërë aspektesh pozitive si nga ana e besimit të konsumatorit, por edhe në klimën e biznesit. Megjithatë, nuk duhet harruar mundësia që pasojat e situatës së vështirë ekonomike do të reflektohen në këtë tregues në periudhën afatgjatë.
Ilda Methasani / SCAN
Sondazh

A do të pushojmë më shtrenjtë këtë vit? - Vathi: Pritet një rritje të çmimeve deri në 10%
Pavarësisht se 2023 parashikohet të jetë i frytshëm për sezonin turistik, çështja mbetet si do të pushojmë më lirë apo më shtrenjtë? Sipas kreut të......

Rikthehet prerja e pyjeve, kryesisht në Gjirokastër e Kukës - Prokuroria ka rritur numrin e procedimeve dhe të dënimeve, 58% me arsim deri 9-vjeçar
Viti i shkuar ka kthyer fenomenin e prejes së paligjshme të pyjeve. Është Prokuroria e Përgjithëshme e cila raporton se procedimet për këtë vepër penale në......

Vaksinat e para kundër kancerit dhe infarktit - Moderna premton daljen e tyre në treg brenda 2030-ës
Moderna ka premtuar se brenda vitit 2030 do të mund të jenë në përdorim vaksinat e para kundër infarktit dhe kancerit. Ritmet e shpejta të prodhimit të tyre......

Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në Turqi!
Turqia do të mbajë ato që konsiderohen gjerësisht si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e fundit më 14 maj. Nga një ekonomi e lëkundur te politikat e......

Rusia shënoi një deficit prej 29 miliardë dollarë në tremujorin e parë - Kjo mund të sjellë telashe për faturat ushtarake të vendit!
Rënia e të ardhurave të Rusisë nga energjia mund të mos paguajë dot faturat e saj ushtarake për një kohë të gjatë, pasi vendi sapo shënoi një deficit prej......

25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023!
Viti 2022 doli të ishte një vit historik për të gjitha arsyet e gabuara. Pushtimi brutal rus i Ukrainës i shoqëruar me efektet e mëvonshme të shpenzimeve......

Pse Norvegjia po dëbon të pasurit e saj? - Rritet numri i miliarderëve që largohen pas rritjes së taksës së pasurisë
Rritja e taksës së pasurisë po bën që gjithnjë e më shumë miliarderë norvegjezë të largohen nga vendi. Kjo situatë po i kushton qeverisë dhjetëra miliona të......

Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë - Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë, punonjësit u paguan 16% më shumë se në 2021
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqipëria është ndër pesë vendet e para e cila regjistron rritjen më të lartë të pagave në sektorin e......