Rikthehet prerja e pyjeve, kryesisht në Gjirokastër e Kukës - Prokuroria ka rritur numrin e procedimeve dhe të dënimeve, 58% me arsim deri 9-vjeçar

Viti i shkuar ka kthyer fenomenin e prejes së paligjshme të pyjeve. Është Prokuroria e Përgjithëshme e cila raporton se procedimet për këtë vepër penale në vitin 2022 është rritur me rreth 32% krahasuar me një vit më parë, ose shifra më e lartë në 5 vitet e fundit. Nga 148 procedime për Neni 205 të Kodit Penal Prerja e paligjshme e pyjeve në vitin 2021, procedimet janë rritur në 169 për vitin e shkuar. Rritje ka shënuar edhe numri i të dënuarve, i cili rezuton 51 në vitin 2022 nga 34 një vit më parë.
Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Kundër mjedisit” për vitin 2022 është 52,69 %, ndërsa në vitin 2021 është, 47,13 %.
Nga të dhënat statistikore vërehet tendenca në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal “Prerja e paligjshme e pyjeve”, në vitin 2022 prej 32,43 % në krahasim me vitin 2021.
Nga një analizë që i bën Prokuroria e Përgjithëshme profilit të përgjegjësve, mësohet se Meshkuj madhorë janë, 98,7 % e të pandehurve; me arsim deri 9-vjeçar janë 58 %; të papunë janë 59,2 %; përsëritës për të njëjtën vepër janë 1,46 % dhe 5,84 % janë përsëritës për vepra të tjera.
Numri më i lartë i procedimeve për vepra penale kundër mjedisit, është regjistruar në prokurorinë e shkallës së parë Tiranë me 16 %, ndërkohë që koeficienti më i lartë për 100,000 mijë banorë rezulton në qarqun Gjirokastër me 47 procedime dhe qarkun Kukës me 41 procedime.
Për këtë grup veprash, në kërkesat lidhur me llojin e masën e dënimit, të kërkuar nga prokurori, rezulton se 38,96 % e kërkesa kanë qenë për dënimin me gjobë dhe 61,04 % për dënimin me burg, ku është kërkuar aplikimi i pezullimit të dënimit dhe vendosja në provë për 91,5 % të rasteve. Gjykata ka vendosur në 41,09 % të dënimeve dënimin me gjobë dhe në 58,91 % dënimin me burg, ku në 90,7 % të rasteve është pezulluar vendimi i dënimit me burgim dhe i pandehuri është vendosur në provë. Në 1 rast është vendosur pushim çështje dhe 5 raste pafajësi.
Lorenc Rabeta /SCAN
Sondazh

Vaksinat e para kundër kancerit dhe infarktit - Moderna premton daljen e tyre në treg brenda 2030-ës
Moderna ka premtuar se brenda vitit 2030 do të mund të jenë në përdorim vaksinat e para kundër infarktit dhe kancerit. Ritmet e shpejta të prodhimit të tyre......

Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në Turqi!
Turqia do të mbajë ato që konsiderohen gjerësisht si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e fundit më 14 maj. Nga një ekonomi e lëkundur te politikat e......

Rusia shënoi një deficit prej 29 miliardë dollarë në tremujorin e parë - Kjo mund të sjellë telashe për faturat ushtarake të vendit!
Rënia e të ardhurave të Rusisë nga energjia mund të mos paguajë dot faturat e saj ushtarake për një kohë të gjatë, pasi vendi sapo shënoi një deficit prej......

25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023!
Viti 2022 doli të ishte një vit historik për të gjitha arsyet e gabuara. Pushtimi brutal rus i Ukrainës i shoqëruar me efektet e mëvonshme të shpenzimeve......

Pse Norvegjia po dëbon të pasurit e saj? - Rritet numri i miliarderëve që largohen pas rritjes së taksës së pasurisë
Rritja e taksës së pasurisë po bën që gjithnjë e më shumë miliarderë norvegjezë të largohen nga vendi. Kjo situatë po i kushton qeverisë dhjetëra miliona të......

Pagat në ndërtim u rriten më shumë se në Europë - Shqipëria vendi i pestë me ngjitjen më të lartë, punonjësit u paguan 16% më shumë se në 2021
Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqipëria është ndër pesë vendet e para e cila regjistron rritjen më të lartë të pagave në sektorin e......

Kina ndërton tubacion hidrogjeni - Për një gjatësi prej 400 km do të transportojë energji të pastër
Një tubacion hidrogjeni 400 kilometra i gjatë i cili do të transportojë energji të pastër pritet të ndërtohet në Kinë. Ky është i pari i këtijj llojë që do të......

Arrogancë, lakmi dhe miliarda të humbura në platformën - FTX Publikohen arsyet e kolapsit të kompanisë së kriptomonedhës
Janë publikuar për herë të parë arsyet për kolapsin e kompanisë së kriptomonedhave FTX. Sipas Bloomberg, arroganca, lakmia dhe mungesa e profesionalizmit ishin......