“Moody`s” ruan notën e Shqipërisë, në B1 - “Ekonomia shqiptare i rezistoi goditjes së 3-fishtë, falë turizmit dhe IHD”

Agjencia e vlerësimit të kreditit “Moody`s” ka mbajtur të pandryshuar në B1 me perspektivë të qëndrueshme notën e vlerësimit të ekonomisë shqiptare. Ky vlerësim mbështetet në 3 shtylla kryesore. Së pari, forcën ekonomike të moderuar që kombinon perspektivën e rritjes ekonomike me dobësitë strukturore, si dhe ekspozimin ekonomik ndaj risqeve klimatike. Së dyti, forca e moderuar fiskale, me dobësimin e matricave të përballueshmërisë së borxhit, balancuar nga një rënie e barrës së borxhit. Së treti, ndjeshmëria ndaj risqeve është rritur nga faktorë që lidhen me likuiditetin e qeverisë dhe risqet e sektorit bankar.
“Parashikimi i qëndrueshëm reflekton këndvështrimin e “Moody`s” se, rreziqet ndaj profilit të kreditit të Shqipërisë janë të balancuara në nivelin B1. “Moody`s” pret që ekonomia shqiptare të vazhdojë të tregojë rezistencë në vitet 2023-2024. Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian si faktori kryesor i jashtëm për reformat do të rezultojë në një implementim të mëtejshëm gradual të tyre, si strukturore, ashtu edhe institucionale”-thotë agjencia mes reshtave.
Rritja ekonomia pritet të ngadalësohet në 2.5% këtë vit dhe të ngjitet në 3.2% vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër, në raportin për vendin tonë, gjigandi i vlerësimit të kreditit thekson edhe faktin se rritja ekonomike afat-mesëm prej 3%, merr shtysë edhe nga investimet e huaja direkte, sidomos në sektorin e turzimit dhe atë energjetik, apo zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë, përfshirë zgjatjen në kohë të sezonit turistik dhe rritjen e rëndësisë e cilësisë së këtyre dy sektorëve. Sa i përket turzimit, agjencia shton ndër të tjera se ky sektor në Shqipëri i është rikthyer niveleve të para-pandemisë.
“Është për t`u nënvizuar se ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë domethënëse ndaj shokut të trefishtë që filloi me tërmetin e nëntorit të 2019-ës, pandeminë e koronavirusit që e shtyu ekonominë vendase në recesion në 2020-ën, si dhe krizën europiane energjetike në fillim të 2022-shit, të shkaktuar nga lufta në Ukrainë” -vijon gjigandi i vlerësimit të kreditit.
“Gjithsesi, hendeku në të ardhura mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian mbetet i madh krahasuar me shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe arritja e niveleve europiane është graduale. Me një rritje potencialisht pranë 3%, Shqipërisë do t`i duheshin më shumë se 30 vite për të arritur nivelin e PBB-së për frymë të unionit” - thotë ndër të tjera “Moody`s”.
Sa i përket faktorëve që mund të çojnë në një zhvlerësim të notës së borxhit sovran të vendit, faktorët që lidhen me konsolidimin fiskal dhe rritjen e borxhit publik mbeten të pranishme ashtu si në raportet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar faktorë si rënia e investimeve të huaja direkte apo remitancave, si dhe mundësia e një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë.
SCAN
Sondazh

Kreditë me probleme vijojnë me rritje - Në shkurt norma ngjitet në 5.16%, nga 5.10% që ishte në janar
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Banka e Shqipërisë, norma e kredive me probleme ka shënuar rritje të lehtë gjatë muajit të dytë të vitit 2023,......

A do të pushojmë më shtrenjtë këtë vit? - Vathi: Pritet një rritje të çmimeve deri në 10%
Pavarësisht se 2023 parashikohet të jetë i frytshëm për sezonin turistik, çështja mbetet si do të pushojmë më lirë apo më shtrenjtë? Sipas kreut të......

Rikthehet prerja e pyjeve, kryesisht në Gjirokastër e Kukës - Prokuroria ka rritur numrin e procedimeve dhe të dënimeve, 58% me arsim deri 9-vjeçar
Viti i shkuar ka kthyer fenomenin e prejes së paligjshme të pyjeve. Është Prokuroria e Përgjithëshme e cila raporton se procedimet për këtë vepër penale në......

Vaksinat e para kundër kancerit dhe infarktit - Moderna premton daljen e tyre në treg brenda 2030-ës
Moderna ka premtuar se brenda vitit 2030 do të mund të jenë në përdorim vaksinat e para kundër infarktit dhe kancerit. Ritmet e shpejta të prodhimit të tyre......

Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet në Turqi!
Turqia do të mbajë ato që konsiderohen gjerësisht si zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e fundit më 14 maj. Nga një ekonomi e lëkundur te politikat e......

Rusia shënoi një deficit prej 29 miliardë dollarë në tremujorin e parë - Kjo mund të sjellë telashe për faturat ushtarake të vendit!
Rënia e të ardhurave të Rusisë nga energjia mund të mos paguajë dot faturat e saj ushtarake për një kohë të gjatë, pasi vendi sapo shënoi një deficit prej......

25 vendet me koston më të lartë të jetesës në botë për vitin 2023!
Viti 2022 doli të ishte një vit historik për të gjitha arsyet e gabuara. Pushtimi brutal rus i Ukrainës i shoqëruar me efektet e mëvonshme të shpenzimeve......

Pse Norvegjia po dëbon të pasurit e saj? - Rritet numri i miliarderëve që largohen pas rritjes së taksës së pasurisë
Rritja e taksës së pasurisë po bën që gjithnjë e më shumë miliarderë norvegjezë të largohen nga vendi. Kjo situatë po i kushton qeverisë dhjetëra miliona të......