Britania ul çmimin e energjisë - Nga procesi përfitojnë miliona familje

Miliona familje britanike do të kenë fatura më të lira energjie duke filluar nga muaji tetor, pasi rregullatori britanik i tregjeve të energjisë Ofgem uli sërish kufirin e çmimit për të reflektuar një rënie të mëtejshme të çmimeve të energjisë me shumicë dhe gazit.
Ofgem uli kufirin e çmimeve të faturave të energjisë shtëpiake me rreth 7% nga 1 tetori në 1.923 paund, në vit për një familje mesatare. Ulja do t'i kursejë familjeve mesatarisht 151 paund krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas vlerësimeve të Ofgem.
Ulja përfaqëson gjithashtu nivelin më të ulët që nga tetori 2021 dhe reflekton rënie të mëtejshme të çmimeve të energjisë me shumicë pasi tregu stabilizohet dhe furnizuesit kthehen në një pozicion më të ‘shëndetshëm’ financiar pas katër vitesh humbjesh,.
Çmimet me shumicë të energjisë dhe gazit arritën nivelet më të larta rekord në Britani dhe Europë vitin e kaluar pasi pushtimi rus i Ukrainës ndërpreu furnizimet me gaz.
Megjithëse çmimet me shumicë të gazit dhe energjisë elektrike kanë rënë përkatësisht me rreth 85% dhe 80% që nga nivelet më të larta rekord në tremujorin e parë të vitit të kaluar, ka ende luhatshmëri të çmimeve dhe kufiri i çmimeve mbetet shumë mbi mesataren krahasuar me periudhën përpara krizës energjetike.
Kreu ekzekutiv i Ofgem, u shpreh se është një lajm i mirëpritur që kufiri i çmimeve vazhdon të bjerë. Megjithatë, ende njerëzit po luftojnë me sfidat më të mëdha të kostos së jetesës dhe nuk mund të ofrohet ndonjë siguri se gjërat do të lehtësohen këtë dimër.
Rreth 29 milionë klientë janë me tarifa standarde të mbrojtura nga kufiri i çmimit, i cili u prezantua në vitin 2019 për të mbrojtur konsumatorët. Ofgem vendos kufirin duke përdorur një formulë që përfshin kostot e rrjetit të furnitorëve dhe taksat mjedisore dhe sociale, me çmimet e energjisë me shumicë si faktorin më të madh. Ai rishikon kufirin çdo tremujor për të pasqyruar lëvizjet në tregun e shitjes me shumicë.
Rregullatori tha gjithashtu se ka prezantuar masa për të reduktuar kostot për klientët në matësat e parapagesës dhe për të siguruar mbështetje shtesë për ata që përballen me shkëputje nga rrjeti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

“Fanellat e arta” të futbollit europian - Harta e re e sponsorizimeve me vlerë mbi 10 miliardë dollarë
Sponsorizimet për fanellat e ekipeve janë një sektor veçanërisht kritik për të ardhurat dhe formësimin e përgjithshëm të dimensioneve financiare të......

Kamarierët më të kërkuarit nga bizneset shqiptare - Cilët janë punonjësit më të domosdoshëm që listohen në Agjencinë e Punësimit?
Nëse do të kërkojmë në portalin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, në një muaj rezultatet tregojnë se një nga punët më të kërkuara në Shqipëri......

Kriptoasetet rrezikojnë ekonomitë në zhvillim - Rregulla në mbrojtje të konsumatorëve dhe stabilitetit financiar
Kriptoasetet, të prezantuara si e ardhmja e financave, jo vetëm që kanë dështuar të përmbushin premtimin e tyre, por po shtojnë rreziqet financiare në......

24 mijë aplikime në QKB nga pronarët përfitues - Ligji detyron zbardhjen e kompanive, gjobat në rast shkelje
Afro 24.600 aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit të kaluar në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim......

Pamja historike e Trump dhe një përmbledhje e asaj që çoi në arrestimin e tij
Fotografia e parë e një ish-presidenti të SHBA-së është publikuar për publikun dhe është në të gjithë internetin. Trump u dorëzua të enjten mbrëma në......

Falimentimi i bizneseve në BE shënon rekord - Shkon në nivelet më të larta që nga viti 2015
Falimentimi i bizneseve në BE kanë arritur nivele rekord, tregojnë të dhënat e fundit. Sipas agjencisë zyrtare të statistikave të bllokut, Eurostat, numri i......

Zjarret kthehen edhe këtë vit, por shqiptarët të pasiguruar - I gjithë portofoli i pronës, me rritje modeste. Në total rreth 27 milionë euro
Si çdo vit, vendi po goditet nga zjarret, por fenomeni që përsëritet thuajse çdo verë nuk po i nxit shqiptarët për të siguruar pronat. Autoriteti i Mbikqyrjes......

Ish-kryeministrja gjobitet me 3.9 milionë dollarë - Shkaktoi falimentimin e një firme ndërtimi në Zelandën e Re
Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jenny Shipley, është urdhëruar nga gjykata më e lartë e vendit të paguajë 3.9 milionë dollarë gjobë, plus interesat, si......