Europa Postuar më 26 Gusht 2023, 12:36

“Fanellat e arta” të futbollit europian - Harta e re e sponsorizimeve me vlerë mbi 10 miliardë dollarë

Nga SCAN TV
“Fanellat e arta” të futbollit europian - Harta e re e

Sponsorizimet për fanellat e ekipeve janë një sektor veçanërisht kritik për të ardhurat dhe formësimin e përgjithshëm të dimensioneve financiare të "industrisë" moderne të futbollit, e cila arriti një rinisje dinamike të biznesit pas përfundimit të pandemisë. Tashmë situata ka ndryshuar dhe të paktën 5 oferta të reja “të arta” janë regjistruar në adresat komerciale të “dyqaneve” të futbollit nga 5 ligat më të mëdha të kontinentit duke filluar nga viti 2023, me protagonistë Premier League në Angli, ndërsa rezultoi shumë efikas dhe në vitin 2022 për Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Ekipet luajnë në dy linja, në lidhje me sponsorizimet për fanellat e lojtarëve të tyre, pasi nënshkruajnë kontrata shumëvjeçare si me sponsorët kryesorë ashtu edhe me furnizuesit e pajisjeve sportive. Me kompani – “gjigantë” pra nga sektorë të ndryshëm të tregut në rastin e parë dhe në të dytin me të fortët e veshjeve sportive.

Nga të dhënat e përditësuara financiare, del një “Top-10 e dyfishtë”, nga 20 marrëveshje që sjellin në arkat e tyre shumat përkatëse prej 589 milionë euro  - sponsorizime qendrore dhe 795.8 milionë euro - ofrues i pajisjeve sportive në baza vjetore.

Dhe nëse vlera totale do të llogaritet gjatë gjithë kohëzgjatjes së këtyre, sponsorizimet e dyfishta do të "sjellin" nga fillimi deri në fund një shumë marramendëse që kalon 10 miliardë euro.

Ky është fitimi neto vetëm nga fanellat ose kudo tjetër që synohet të shfaqet logoja e kompanisë sponsorizuese, p.sh. në tabela, pa llogaritur të ardhurat nga biletat, TV/media, bonuset, shitjet e dyqaneve etj.

Arabët me sponsorizimin e Qatar Airways, Emirates, Etihad, si dhe gjermanët e amerikanët me Adidas dhe Nike, kanë siguruar rolin e një "dhuruesi gjaku" të madh dhe të përjetshëm për futbollin europian.

E sigurt është se sezoni 2023-2024 nis me arkat e plota për gjigantët e fushave: 5 nga kontratat me ofruesit e materialeve sportive janë 10-vjeçare ose 15-vjeçare dhe në mes një 13-vjeçare, me një vlerë totale prej 1 miliard eurosh për secilin prej tyre!

Fanellat më ‘të rënda’ dhe për sa i përket të ardhurave janë ato të dy “bishave” spanjolle, Real Madridit dhe Barcelonës, të cilat çdo vit sjellin 190 milionë euro dhe 175 milionë euro për dy klubet e La Liga-s, nëse u shtohen edhe dy sponsorizimet. logo qendrore të cilën e “presin” Emirates dhe Spotify, por edhe sigurimin e materialit sportiv nga prodhuesit e tij Adidas dhe Nike.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat