Shqipëria Postuar më 8 Janar 2024, 11:42

Balluku: Tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë – Kashar hapen gjatë sezonit veror 2024

Nga SCAN TV
Balluku: Tuneli i Llogarasë dhe aksi Thumanë – Kashar hapen

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka mbajtur një komunikim publik ku ka folur për analizën e punës për vitin 2023 dhe projektet që do të marrin jetë në vitin 2024.

“2024 do të shënojë dy momente të rëndësishme për infrastrukturën rrugore, fillimisht me dorëzimin e tunelit të Llogarasë i cili ka nisur në nëntor të vitit 2021 dhe do të hapen në fillim të sezonit veror 2024, ka qenë një proces i gjatë por një proces i mirëstudiuar, me dy gara ndërkombëtare fillimisht garën ndërkombëtare të studimit dhe projektimit të detajuar dhe më pas ndërtimi i këtij tuneli i cili ka pasur sfidat e tij përsa i përket gjeologjisë, por ka qenë e qëndrueshme. Siç kemi premtuar në 30 qershor 2024 vepra do të dorëzohet sipas të gjitha parametrave të parashikuara”, u shpreh Balluku.

“Një lajm tjetër i mirë është se kemi nisur vitin me një inspektim në aksin Thumanë – Kashar si një nga akset më të rëndësishme të ‘Korridorit blu’. Është kërkuar nga kompania koncesionare që të vijohet sa më parë edhe të dorëzohet përpara afatit, kështu që aksi Thumanë – Kashar së bashku me 2 nyjet e tij të rëndësishme, do të futet nën funksion edhe ai gjatë verës së vitit 2024 duke shfryrë njëherë e mirë të gjithë trafikun që krijohet në autostradën e veriut apo gjithë problematikën që krijohet në Aeroportin e Rinasit”, tha Balluku.

Lajmi i mirë është se në Dhjetor 2024, ndoshta edhe më shpejt, megjithatë dua që të jap afatin maksimal, me përfundimin e tunelit të Murrizit ku janë hedhur qindra tonë hekur për ta mbajtur dhe mos pasur asnjë problematikë në të ardhmen rruga e Arbrit do të përfundojë. Nga ana tjetër një tjetër aks që do të përfundojë në dhjetor të vitit 2024 është Unaza e Madhe e Tiranës. Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë e disponueshme për të përthithur të gjithë trafikun që vjen nga autostradat e veriut e jugut, apo dhe të lindjes. Kështu që të gjithë banorët e kryeqytetit nuk do t’i duhen më që të kalojnë qytetin mes për mes për të shkuar nga një pikë në tjetrën”, shtoi Balluku.

Fazat e para të Korridorit 8 do të dorëzohen, përfundojmë edhe me lidhjet Orikum-Dukat. Palasë-Dhërmi është thuajse e përfunduar. Korcë – Ersekë po ashtu është drejt fundit, Qafa e Buallit – Martanesh, një rrugë e kërkuar nga banorët do të dorëzohet edhe ajo. Rruga që lidh aeroportin e Vlorës me autostradën Fier-Vlorë, është një tjetër aks që dorëzohet. Në 2024 nisim fazën e kolaudimit për aeroportin e Vlorës. Të gjithë këto kanë edhe një element inovativ që dorëzohet gjatë 2024, qendra e monitorimit të trafikut. Monitorimi do përbëhet edhe nga Urgjencat, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit dhe shumë trupa të tjera. Kjo qendër do kryejë edhe një nga funksionet e reja që do jetë në akset e funksionit të pagesës,” tha Balluku.

N.Xh / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video