Balluku: Efiçenca e energjisë çelës suksesi, do rihapim aplikimet për subvencionimin e paneleve për familjet!

Efiçenca e energjisë po kthehet gjithmonë e më shumë në një instrument të rëndësishëm për kursimin e energjisë elektrike, i cili po gjen zbatim jo vetëm në godinat private, biznes apo individuale, por edhe institucionet shtetërore.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka publikuar në rrjetet sociale një video ku e cilëson efiçencën e energjisë si një çelës suksesi për të gjithë. Pjesë e videos janë edhe qytetarë nga zona të ndryshme në vend të cilët kanë përfituar nga subvencionimi për vendosjen e paneleve diellorë për ngrohjen e ujit në banesën e tyre.
Ata shprehen se kanë aplikuar online për këtë shërbim menjëherë pas hapjes së thirrjes dhe pasi janë shpallur fitues kanë paguar vetëm 30% të shumës së të gjithë investimit. Vendosja e panelit ka ndikuar drejtpërdrejt në reduktimin me 20% të vlerës së faturës së tyre mujore.
Ndërkohë, Balluku në mesazhin e saj sqaron se godina ku ndodhet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është ndër ndërtesat e para në vend e përfshirë në programin e efiçencës, ku janë instaluar panele diellore të cilat shërbejnë për autoprodhimin e energjisë në këtë institucion, ndërsa programi është shtrirë edhe në godina të tjera publike duke theksuar se nuk mjafton vetëm të kursejmë energji, por na duhet edhe të prodhojmë atë në mënyrë të zgjuar.
“Efiçenca e energjisë, padyshim është një çelës suksesi për të gjithë ne. Ashtu siç bëmë së bashku gjatë krizës energjetike të vitit 2022, e cila erdhi si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, ashtu siç të gjithë së bashku kursyem energjinë, por nuk mjafton vetëm ta kursejmë këtë energji për efiçencën, por na duhet edhe të prodhojmë në mënyrë të zgjuar. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia e Efiçencës së Energjisë në vitin 2022 vendosën të nisnim një program të ri për mbështetjen e të gjithë atyre abonentëve, qytetarëve, që dëshironin të kishin në tarracat e tyre panele diellore për ngrohjen e ujit. Mbi 4 mijë aplikime nga të cilat u kualifikuan 2 mijë. Duke nisur nga Nëntori 2022 deri në Korrik 2023 janë montuar 1987 njësi”, shprehet Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë thekson se “efiçenca e energjisë është shumë e rëndësishme. Efiçenca e energjisë mund të kthehet në çelës suksesi për Shqipërinë”.
Pas suksesit të thirrjes së parë, në ditët në vijim pritet të rihapen sërish aplikimet për subvencionimin në masën 70% të të gjithë qytetarëve të cilët duan të instalojnë në banesat e tyre panele diellorë për ngrohjen e ujit.
E . S / SCAN
Sondazh

Forcohen valutat kryesore – Sa këmbehen sot Euro dhe Dollari?
Dollari amerikan shfaqet i qëndrueshëm këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 94.1 lekë dhe duke u shitur me 95.1 lekë sipas kursit të......

Eksportet i rikthehen rënies dyshifrore - Bien me 21.8% në Nëntor, lëndët djegëse dhe tekstilet patën kontributin më të lartë
Ndërkohë që në muajin Tetor të këtij viti eksportet ngadalësuan rënien, të dhënat tregojnë se në muajin Nëtor të këtij viti eksportet e mallrave arritën vlerën......

O’Leary i Ryanair, bonus 100 milionë euro! - CEO irlandez, më i paguari i të gjitha kompanive ajrore
Kostot e fluturimit të këtij viti mund të sjellin një fitim të jashtëzakonshëm prej 100 milionë eurosh për Michael O'Leary, Drejtori Ekzekutiv i linjës ajrore......

Të licencuarit e energjisë nuk paguajnë detyrimet - Enti Rregullator nis procedurat për heqjen e 21 licencave
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij institucioni.......

Kinezët, të magjepsur nga kafeja! - Në vend ka më shumë kafene se në SHBA
Fakti që kinezëve u pëlqente kafeja nuk është diçka e re. Mjafton të shihet ritmi me të cilin hapen kafenetë e reja në të katër anët e vendit çdo ditë. Kina ka......

“Tkurret” popullsia në Itali - Vendi po plaket me shpejtësi, të huajt në kuotën 8.7%
Popullsia italiane ra ra nën 59 milionë. Istat e konstatoi këtë shifër me regjistrimin e vitit 2022, duke shpjeguar se Italia po humbet popullsinë dhe po......

Gjobë 700 milion dollarë për Google - Shuma do të paguhet për konsumatorët amerikanë
Google i Alphabet ka rënë dakord të paguajë 700 milionë dollarë dhe të lejojë konkurrencë më të madhe në dyqanin e saj të aplikacioneve Play, sipas kushteve të......

Në Europë shëndeti tashmë është një luks - OBSH: Miliona njerëz e kanë të pamundur financiarisht mjekimin
Një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se miliona njerëz në Europë po ‘luftojnë’ për të paguar faturat e tyre mjekësore. Drejtuesit e......