Të licencuarit e energjisë nuk paguajnë detyrimet - Enti Rregullator nis procedurat për heqjen e 21 licencave
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për heqjen e licencave ndaj subjekteve që nuk kanë likujduar pagesat rregullatore ndaj këtij institucioni. Sipas legjislacionit të fuqi, kjo është masa më rëndë në rast të shkeljes së këtij detyrimi, ndërkohë që vendimet që prekin të paktën 21 licenca, erdhën pasi nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre, edhe pas njoftimeve për shkeljen e këtij detyrimi.
Përpara se të arrihet në penalizimet me gjobë legjislacioni në fuqi përcakton ndëshkimin me gjobë deri në 3 për qind të të ardhurave të vitit paraardhës të të licencuarit. Po ashtu, ligji i jep të drejtë ERE-es të aplikojë një kamatëvonesë mbi vlerën e pagesës rregullatore, në masën e 0.2 % të xhiros ditore për çdo ditë vonesë në pagesën e saj.
Por, ndonëse Enti ka proceduar me vendosjen e gjobave, subjektet nuk kanë reaguar, duke çuar, te heqja e licencës si masa më rëndë në rast të mos likujdimit të pagesave rregullatore. Gjithsesi, ky nuk është hapi përfundimtar për revokimin, pasi eksperienca e viteve të kaluar ka treguar se pas nisjes së procedurave nga ERE, subjektet kanë nisur likujdimin e detyrimeve, çka ka sjellë “faljen” nga ana e Entit. Për vitin 2023 u parashikua rritje e të ardhurave për ERE, për shkak të rritjes së fitimin të kompanive që operojnë në tregun e energjisë elektirke gjatë vitit 2022.
Ky dikaster synon të mbledhë rreth 326.4 mln lekë nga pagesat rregullatore për vitin 2023 nga subjektet e licencuar në sektorin e energjisë elektrike dhe gazit natyror. Ndërkohë që, në raport me një vit më parë janë mbi 118 mln lekë të ardhura shtesë, duke qenë se vitin që shkoi kjo vlerë arrinte në 208 mln lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Kinezët, të magjepsur nga kafeja! - Në vend ka më shumë kafene se në SHBA
Fakti që kinezëve u pëlqente kafeja nuk është diçka e re. Mjafton të shihet ritmi me të cilin hapen kafenetë e reja në të katër anët e vendit çdo ditë. Kina ka......

“Tkurret” popullsia në Itali - Vendi po plaket me shpejtësi, të huajt në kuotën 8.7%
Popullsia italiane ra ra nën 59 milionë. Istat e konstatoi këtë shifër me regjistrimin e vitit 2022, duke shpjeguar se Italia po humbet popullsinë dhe po......

Gjobë 700 milion dollarë për Google - Shuma do të paguhet për konsumatorët amerikanë
Google i Alphabet ka rënë dakord të paguajë 700 milionë dollarë dhe të lejojë konkurrencë më të madhe në dyqanin e saj të aplikacioneve Play, sipas kushteve të......

Në Europë shëndeti tashmë është një luks - OBSH: Miliona njerëz e kanë të pamundur financiarisht mjekimin
Një raport nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se miliona njerëz në Europë po ‘luftojnë’ për të paguar faturat e tyre mjekësore. Drejtuesit e......

Sensorë për alkoolin në automjete - SHBA i jep fund drejtimit në gjendje të dehur
A do të përfundojë rreziku i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur ose nën ndikimin e drogës në Shtetet e Bashkuara? Një agjenci federale që merret me......

Buxheti arkëton mbi 630 milionë USD shtesë. 11-mujori/ Mete: Ekonomia vazhdon të performojë pozitivisht
Për të disatin muaj radhazi, të ardhurat në buxhetin e shtetit po njohin trend rritës. Referuar treguesve kryesorë të Ministrisë së Financave, të publikuara......

Çfarë ndryshon në buxhetin e vitit 2023? Rritet fondi i kontigjencës, 200 milionë lekë për Kombëtaren
Në mbyllje të vitit 2023, përmes një akti normativ qeveria ka ndryshuar sërish buxhetin, ku dhe ka vendosur në dispozicion një fond prej rreth 1.4 miliardë......

2 milionë euro sende dyshohet se janë vjedhur nga çantat në aeroportin spanjoll!
Punonjësit në Aeroportin Jugor të Tenerife-s janë arrestuar me dyshimin se kanë vjedhur sende me vlerë gati 2 milionë euro nga bagazhet e kontrolluara.......