Europa Postuar më 19 Dhjetor 2023, 12:30

“Tkurret” popullsia në Itali - Vendi po plaket me shpejtësi, të huajt në kuotën 8.7%

Nga SCAN TV
“Tkurret” popullsia në Itali - Vendi po plaket me

Popullsia italiane ra ra nën 59 milionë. Istat e konstatoi këtë shifër me regjistrimin e vitit 2022, duke shpjeguar se Italia po humbet popullsinë dhe po plaket pavarësisht kontributit të të huajve. 51.2% janë femra dhe 48.8% meshkuj. Marrëdhënia e brezave është gjithnjë e më e pabalancuar: për çdo fëmijë nën 6 vjeç, ka më shumë se 5 të moshuar. Për indeksin e pleqërisë, nëse në 1971 kishte 46 mbi 65 vjeçarë për çdo 100 të rinj nën 15 vjeç, sot janë 193. Rekord i ri negativ dhe për lindjet: 393 mijë në 2022 - shin, gati 7 mijë më pak se në 2021-shin.

Të lindurit nga të dy prindërit e huaj janë 53 mijë dhe përbëjnë 13.5% të totalit të lindjeve. Incidenca është më e lartë në Rajonet Veriore - 19.3%, ku prezenca e huaj është më e rrënjosur dhe, në një masë më të vogël, në ato të qendrës -15.1%; në jug është më e ulët -5.4%. Të lindurit nga prindër, ku të paktën njëri prej partnerëve është i huaj përbëjnë 20.9% të totalit të lindjeve. Rënia e lindjeve përcaktohet kryesisht nga rënia e popullsisë femërore në moshat që konsiderohen konvencionalisht riprodhuese - nga 15 në 49 vjeç, si dhe nga rënia e vazhdueshme e fertilitetit.

Janë 5.141.341 shtetas të huaj që banojnë në Itali. Incidenca në popullsinë rezidente është e barabartë me 8.7%. Ashtu si me popullsinë e përgjithshme rezidente, ka një prevalencë të lehtë të komponentit femëror, i cili përfaqëson 51% të popullsisë së huaj. Krahasuar me vitin 2021, janë rreth 110 mijë shtetas të huaj më shumë, nga të cilët afërsisht 20 mijë janë për shkak të bilancit pozitiv të dinamikës demografike dhe 91 mijë për shkak të Censusit.

Pothuajse 6 milionë shtetas italianë banojnë jashtë vendit. Më shumë se gjysma janë të përqendruar në Europë, 54.7%, ndërsa 40.1% në Amerikë. Mosha mesatare për të gjithë italianët që banojnë jashtë vendit është 43 vjeç.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat