Europa Postuar më 19 Dhjetor 2023, 13:32

O’Leary i Ryanair, bonus 100 milionë euro! - CEO irlandez, më i paguari i të gjitha kompanive ajrore

Nga SCAN TV
O’Leary i Ryanair, bonus 100 milionë euro! - CEO irlandez, më i

Kostot e fluturimit të këtij viti mund të sjellin një fitim të jashtëzakonshëm prej 100 milionë eurosh për Michael O'Leary, Drejtori Ekzekutiv i linjës ajrore me kosto të ulët Ryanair, linja ajrore më e madhe në Europë. Kreu i linjës ajrore me kosto të ulët do të bëhej kështu më i paguari nga të gjithë menaxherët e linjave ajrore. Probabiliteti që O'Leary të marrë bonusin, një bonus në formën e opsioneve të aksioneve, është shumë i lartë, falë rritjes së fortë të aksioneve të Ryanair në bursë, deri në çmimin rekord prej gati 19 euro, për shkak të fitimeve rekord të këtij viti.

Paketa e opsioneve të aksioneve të dhëna nga kompania për O'Leary është diskutuar disa herë. Menaxheri irlandez, si pjesë e një programi bonus të rënë dakord në 2019-ën, mund të mbledhë një super premium prej rreth 100 milionë në një paketë opsionesh për t'u abonuar në 10 milionë aksione me një çmim prej 11.12 euro secila. O'Leary mund të fitojë një bonus prej 100 milionë nëse çmimi i aksionit të Ryanair arrin 21 euro për 28 ditë, ose nëse bilanci i transportuesit arrin 2.2 miliardë euro në fitime vjetore pas tatimit. Analistët financiarë kanë një objektiv mesatar të çmimit të aksionit prej 24 eurosh gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Në gjysmën e parë të këtij viti financiar, më 30 shtator, Ryanair ka arritur tashmë 2.2 miliardë fitim neto, 59% më shumë se në të njëjtën gjysmë të vitit financiar të mëparshëm. Parashikimi është që të mbyllet bilanci vjetor më 31 mars 2024 me një fitim neto midis 1.85 dhe 2.05 miliardë euro. Çmimi mesatar i biletës, sipas Ryanair, këtë vit është 24% më i lartë se vitin e kaluar.

Ryanair është i dyti në botë për nga vlera e bursës, pas Delta Air Lines, me vlerë 27.2 miliardë dollarë, që korrespondon me 25.1 miliardë euro, me kursin aktual.

O'Leary u bë Drejtor Ekzekutiv i Ryanair në 1994-ën dhe udhëhoqi rritjen meteorike të kompanisë. Pagesa do të ishte një nga më të mëdhatë në historinë e korporatave evropiane. Fillimisht plani stimulues ishte menduar të zgjaste deri në vitin 2024, por u zgjat deri në 2028 - ën në dhjetor të vitit të kaluar, kur aksionet ishin më pak se 13 euro. O'Leary është paguar 925 mijë euro  në vitin e fundit financiar të Ryanair. Ndër të tjera zotëron gjithashtu 3.9% të kompanisë, një kuotë që ka një vlerë tregu prej 907 milionë euro.

Dorina kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat