Ballkani Perëndimor: Premtim i pa mbajtur i anëtarësimit në BE!

Kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vende të BE-së në qershor 2003 u takuan në qytezën turistike greke Porto Carras, ata e kishin fort në vëmendje Ballkanin e paqësuar. Unioni mbështet "pa asnjë rezervë" anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: "E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë." Ky "premtim i Selanikut", që mban emrin e qytetit port pranë vendit, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash.
Rëndësia aktuale: Në qershor të vitit të kaluar shtetet e BE-së morën vendimin sipas tyre historik, që pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.
Mbrëmjen e 21 gushtit 2023 kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis priti në një darkë në Athinë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë edhe me presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen. Shkas ishte pikërisht "premtimi i Selanikut" përpara 20 vjetësh. Kryeministri i rëndësishëm dhe me influencë i Shqipërisë Edi Rama, sipas mediave greke nuk ishte i ftuar, sepse Shqipëria dhe Greqia aktualisht po grinden sërish fort për pakicën greke në Shqipëri.
Ky shembull bën të qartë, se përse vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor prej kaq kohësh ende nuk janë anëtarë të BE-së. Herë pas here vendet anëtare në BE shfrytëzojnë problemet bilaterale, për të penguar procesin e anëtarësimit. Njëherë Bullgaria vë në pikëpyetje gjuhën maqedonase dhe kërkon përfshirjen në kushtetutë të pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Përpara kësaj Greqia për dekada bllokoi Maqedoninë duke e detyruar të ndryshojë emrin e vendit në Maqedoni e Veriut, në mënyrë që shteti fqinj të dallohej prej provincës greke me të njëjtin emër, Makedonia. Tjetër herë Kroacia përpiqet të zgjidhë problemet bilaterale duke penguar vendet kandidate si Serbia, Mali i Zi apo Bosnjë-Hercegovina duke kërcënuar me vendosjen e vetos në BE.
Situata ka mbetur pezull prej shumë kohësh sa i përket anëtarësimit në BE. Veçanërisht në Serbi, vendin më të madh dhe me rëndësi strategjike në rajon, ka lënë gjurmë të thella: Në një anketim përfaqësues verën 2023 vetëm 44 % e të pyeturve preferojnë anëtarësimin e vendit të tyre në BE, 47 % janë kundër. Në një tjetër sondazh të Institutit Demostat në qershor 2023 vetëm 23 % e qytetarëve janë dakord me kërkesën e Brukselit që Serbia si vend kandidat i BE-së duhet t'u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. Ndërsa 42 % thonë, se vendi i tyre duhet të ruajnë marrëdhënie të mira me Rusinë, edhe nëse kjo pamundëson anëtarësimin në BE.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron vitin e kaluar ndërmorën një nismë të madhe për arritjen e një kompromisi në grindjen e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Edhe Komisioni i BE-së u angazhua me të gjithë peshën e vet politike për të ndërmjetësuar mes të dyja palëve. Komisari i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell pas bisedimeve të vazhdueshme deklaroi madje: "We have a deal!" Por në fakt ndodhi e kundërta. Të dyja palët e përshkallëzuan konfliktin, që përsëri rrezikonte të përshkallëzohej në përplasje me armë.
Edhe pas dy dekadash reformat kanë mbetur si kantier i hapur në shtetet e rajonit njësoj si dhe përpara 20 vjetësh. Medie të censuruara dhe të centralizuara, instrumentalizim i drejtësisë, shkatërrim i institucioneve të pavarura shtetërore, korrupsion dramatik në shkallë të gjerë dhe kriminalitet i organizuar. Megjithatë: Si mund të veprojë BE kundër këtyre rrethanave, në një kohë që brenda vet radhëve të BE-së është e mundimshme të ndalohen kontrolli ndaj mediave, drejtësisë dhe opozitës, sikurse konstatohet në Hungari dhe në Poloni, vende anëtare të BE-së?
Ndaj nuk është rastësi me sa duket, që kryeministri hungarez Viktor Orban Ballkanin Perëndimor në përgjithësi dhe veçanërisht Serbinë i ka përzgjedhur si partnerë. Presidenti i Sërbisë që vendos për gjithçka Aleksandar Vuçiç e shpreh hapur vlerësimin e tij për stilin e qeverisjes dhe konceptet politike të kryeministrit hungarez. Të dy politikanët në më shumë se 40 takime ruajnë kontakte të ngushta. Vuçiç pret nga Hungaria që të zbusë presionin e Brukselit ndaj Serbisë për reformat. Orban nga ana e tij pret, që Serbia ta ndihmojë atë që të marrë një rol kyç në rajon.
Mos mbajtja e premtimit për afrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor me Brukselin është zëvendësuar për raunde konferencash të reja. Shembull është samiti Ballkan-BE që mbahet çdo vit që nga 2014 nën sloganin "Procesi i Berlinit". Ose nisma e krijuar që nga qershori i këtij viti prej Austrisë në formatin e emërtuar "Miqtë e Ballkanit Perëndimor". DW
SCAN
Sondazh

Rriten ndjeshëm valutat e huaja – Fitojnë pikë Paundi, Franga e monedha europiane!
Monedha europiane sikurse edhe valutat e tjera krye4sore ka ruajtur pozita pozitive ndaj monedhës vendase teksa është blerë këtë të martë me 105.6 lekë dhe......

Financim me naftë dhe subvencione për peshkimin - Krifca: Skema mbështetëse uli kostot, nxiti eksportet e peshkut
Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës, ka ndikuar në rritjen e eksporteve të produkteve të peshkut, si......

Kreditë në euro, të ardhurat në lek, më pak të rrezikuar - Banka e Shqipërisë: Treguesi shfaqet në përmirësim për 5 nga 11 bankat e sistemit
Banka e Shqipërisë raporton se në gjashtë muajt e parë të këtij viti është pakësuar numri i kredive të rrezikuara nga kursi i këmbimit. Bëhet fjalë për rastet......

Kredia në euro, për çfarë qëllimi merret nga bizneset? - Pjesa dërrmuese për blerje pronash. Peshë të madhe overdrafti dhe huaja për likuiditete
Ndërsa kredia në euro ka shënuar një lloj frenimi gjatë gjysmës së parë të këtij viti, ajo vijon të merret nga subjektet shqiptare kryesisht për investim në......

Çfarë po fuqizon eksportet bujqësore? - Civici: Risitë e këtij viti, produktet shqiptare blihen më shtrenjtë
Eksportet bujqësorë drejt tregjeve rajonale, europiane dhe jo vetëm, po tregojnë performancë në rritje si në sasi ashtu edhe në vlerë, respektivisht me 5% dhe......

Skema e Mbështetjes, ministrja Krifca: 200 milionë lekë subvencion peshkimit, 260 anije naftë me 40 lekë/litër
Skema mbështetëse ndaj sektorit të peshkimit me teknologji të reja dhe subvencionimin e naftës, i ka dhënë frytet e veta në rritjen e eksporteve të produkteve......

Ky vend europian mund të jetë prodhuesi tjetër më i madh i verës!
Skandinavia nuk është saktësisht ajo që njohësit do ta përkufizonin si vend kryesor të verës. Por me ndryshimin e klimës që bën sezone më të ngrohta dhe më të......

Indi, taksë eksporti prej 40% për qepën - Vendi regjistroi rritje rekord të çmimit të saj
Pas një rritje rekord të cmimit të qepës, India vendosi një taksë prej 40% të eksportit të saj, që do të jetë në fuqi të paktën deri në 31 dhjetor të këtij......