Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2025, 11:56

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: Shqipëria nuk u thye! Do kemi flotën tonë të avionëve

Nga Hamit Yzeiraj

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare, ku u dhanë medalje dhe shpërblime për të gjitha forcat e angazhuara në operacionet ndaj zjarreve që prekën vendin. Në fjalën e tij, Rama theksoi se situata me zjarret ishte një kronikë e gjatë e plagëve dhe dramës, ndërsa shtoi se heroizmi i treguar nga zjarrfikësit nderoi shtetin dhe republikën.

“Jemi këtu për t’u përulur me respekt përpara jush dhe të gjithëve që përfaqësoni. Beteja e zjarrit që përfshiu territore të konsiderueshme të vendit në dy muajt e fundit ishte një kronikë dramatike, por me nota përkushtimi dhe heroizmi njerëzor që nderojnë uniformat tuaja dhe lartësojnë republikën tonë,” tha kryeministri Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk u thye edhe pse u përfshi nga zjarre të fuqishme gjatë kësaj vere, dhe se vendi do përgatitet për një flotë të veten të avionëve.

“100 misione nga ajri, qindra ndërhyrje dhe ky shtet tregoi se mekanizimi i mbrojtjes civile, nga fshati më i largët deri tek qendra e Tiranës, mundi dhe diti të jepte më të mirën, edhe pse shumë ka ende për të bërë. I gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë këtë verë, kështu thotë bilanci tragjik i kësaj vere.”

Në fund të ceremonisë, Rama dekoroi forca nga institucione të ndryshme që morën pjesë në vënien nën kontroll të zjarreve, si Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit etj.

“Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: “Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: “Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama: “Beteja me zjarret si një kronikë dramatike” - Rama:

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat