Shqipëria Postuar më 27 Gusht 2025, 14:37

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim - Estetistja: Vajzat heqin dorë nga diplomat, u drejtohen “thonjve e qerpikëve “

Nga Diamila Leka

Profesionet e bukurisë si mundësi punësimi në emigrim -

“Shumë vajza të cilat kanë mbaruar studimin e lartë këtu në Shqipëri, heqin dorë nga shkollat në të cilat ato kanë bërë dhe i drejtohen fushës së estetikës, që më pas të largohen nga Shqipëria.”

Ky është një nga zakonet e fundit që vajzat emigrante zgjedhin mënyra alternative punësimi në vendet emigruese, qoftë në Bashkimin Europian por edhe drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por pse po zgjidhet estetika si mundësi e krijimit të ardhurave jashtë Shqipërisë?

Salo Salillari Estetiste:

“Unë kam 10 vite eksperiencë në fushën e estetikës, shoh një tendencë rritje për bërjen e kurseve të thonjve, qerpikëve, make up-it, kohët e fundit është zhvilluar shumë, por vitin e fundit ka pasur “bum” interesi nga vajzat, që duan të bëjnë kurset e thonjve, qerpikëve, make up-it këtu në Shqipëri dhe të largohen jashtë saj. Nga kursantet e mia, kam informacionet që ky profesion vlerësohet shumë herë më shumë në vendet e BE-së edhe më gjerë”

Nga ana tjetër, cilat janë kostot që duhet të paguajnë për të bërë kurset specifike të estetikës në vendin tonë?

Salo Salillari Estetiste:

“Një kurs thonjësh shkon 200, 400, deri në 600 dhe kemi raste që mund ta kemi dhe në 1200 euro, që zgjat një muaj. Kurse qerpikët është një nga trendet e fundit, në dy vjeçarin e fundit që është futur fuqishëm në Shqipëri, shoh një intereës shumë të madh dhe është një kurs që zgjat rreth 2 javë që kushton 600, 400, 1200 euro, varet nga studio që e jep këtë kurs.  Dhe për vetullat, shoh një tendecë rritje, për interesin e vajzave për të bërë kursin, dhe kushton 1000-1200 euro dhe mund t’i zgjasi ky kursi 2 javë deri në 1 muaj.”

Ndërkohë, nga 1 shtatori, në Bashkimin Europian, janë ndaluar disa lloje të xhelëve me të cilët bëhen thonjtë, pasi janë konstatuar kimikate që ndikojnë në fertilitet dhe riprodhim.

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat