Ari, në nivelin më të lartë në 2 javë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit, investitorët presin inflacionin

Ari ka vijuar rritjen edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, për shkak të rënies së dollarit dhe yield-it të obligacioneve amerikane. Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, i cili mund të përcaktojë edhe politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
Ari po tregtohet në rreth 1880 dollarë për onz, niveli më i lartë që nga 27 shtatori, ndërsa argjendi po tregohet në rreth 22.3 dollarë për onz. Rritja e metaleve të çmuara është ndikuar edhe nga dobësimi i dollarit amerikan, që preku nivelin më të ulët në 2 javët e fundit.
Procesverbali i takimit të fundit të Rezervës Federale tregoi paqartësi në rritje në rrugën e ekonomisë amerikane. Megjithatë, disa politikëbërës mbështesin edhe një tjetër rritje të normës bazë të interesit.
Normat e larta të interesit rrisin koston oportune të mbajtjes ari, i cili nuk jep interes. Por, pavarësisht rritjes gjatë kësaj jave, ari po tregtohet rreth 9% poshtë niveleve rekord të arritura në maj të këtij viti. Investitorët ende vlerësojnë 26% mundësi, që Rezerva Federale të rrisë normën bazë të interesit në takimin e dhjetorit.
Të dhënat mbi Indeksit e Çmimeve Konsumatore pritet të tregojnë një rritje të lehtë të inflacionit muajin e kaluar dhe vijnë vetëm një ditë pasi çmimet e prodhimit në SHBA u rritën më shumë se parashikimet e analistëve.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Anketa për fermerët shqiptarë për kultivimin e kanabisit në Shqipëri! Flet për SCAN Live, organizatori Joseph Spenser
Të gjithë fermërët shqiptarë, të cilët janë të interesuar për kultivimin e kërpit industrial, kanë nisur të bëhen pjesë e një ankete gjithëpërfshirëse, e cila......

Bitcoin zbret poshtë 27 mijë dollarëve - Investitorët largohen nga asetet me risk, ndikon dhe IÇK në SHBA
Bitcoin ka humbur rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar duke zbritur poshtë 27 mijë dollarëve, ndërsa sot po qëndron në rritje të lehtë më rreth 0.3%. Në......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Rriten mundësitë që FED të mos ndryshojë politikën monetare
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke vijuar me vrullin pozitiv të kësaj jave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - FED, drejt fundit të ciklit të rritjes së interesave
Dollari ka fituar pikë në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që rezultoi mbi parashikimet e analistëve për muajin......

BE po bëhet lojtar i rëndësishëm në tregun e borxhit - Përballet me skepticizmin e investitorëve, nevojitet tregu REPO dhe “futures”
Totali i borxhit të Bashkimin Evropian pritet të arrijë në 900 miliardë euro deri në fund të vitit 2026, pasi blloku po merr hua për të financuar programet e......

Mete në takime vjetore me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN – ‘Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë të kënaqshme, iu kthye shpejt rritjes ekonomike’
Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe......

Cilat janë pasojat e taksës mbi tokat bujqësore? - Vuksani: Dekurajohen fermerët. Ka skema më efikase për të nxitur shfrytëzimin
Dyfishimi i taksës për tokat bujqësore i propozuar në draft ligjin për pasuritë e paluajtshme i cili është hedhur për konsultim, pritet të ketë efekte negative......

Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20% - Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat
Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuasje 20% duke shkuar në total në......