Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2023, 16:45

Anketa për fermerët shqiptarë për kultivimin e kanabisit në Shqipëri! Flet për SCAN Live, organizatori Joseph Spenser

Nga SCAN TV
Anketa për fermerët shqiptarë për kultivimin e kanabisit

Të gjithë fermërët shqiptarë, të cilët janë të interesuar për kultivimin e kërpit industrial, kanë nisur të bëhen pjesë e një ankete gjithëpërfshirëse, e cila synon vlerësimin e potencialit të këtij sektori në Shqipëri. Anketimi do të shërbejë si një mjet  në matjen e shkallës së interesit dhe identifikimin e fushave ku kërkohet mbështetje dhe udhëzime. Në një intervistë për Scan Live me moderatoren Jenida Vladi, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Industrisë së Kanabisit Industrial Joseph Spenser ka folur për përfitimet që vijnë nga kultivimi i kanabisit industrial, i cili do t’i hapë rrugë rritjes së qendrueshme ekonomike, punësimit etj. 

Qëllimi kryesor i anketës është për ata që janë të interesuar për fitimet në mbjelljen dhe legalizimin e kërpit, pra të dihet se cila është diferenca mes kanabisit industrial dhe atij mjekësor.

Ne jemi vetëm të fokusuar tek kanabisi ndustrial, sepse kjo është iniciativë disa vjeçare. Në këto vite ne jemi përpjekur që të orientojmë fermerët sesi të përfitojnë. Në aspektin ligjor, kërpi në këtë industri është që këto produkte të jenë të licencuara, sepse ky kanabis ka patur qasje të madhe në industri ekonomike, sidomos në këto 10 vite. Sa i përket perfitimeve, kultivim i kanabisit mjekësor do të rrisë eksportet e potenciali do të jetë i madh për tekstilet. Vlera e pritur e tregut 27 miliardë dollarë. Sondazhi që ne bëjmë do të na japë informacion më qartë në mënyrë që ne të bëjme krahasimin dhe me kulturat tjera bujqësore. Kemi punuar prej shumë vitesh në Shqipëri kanabis industrial e kjo është se ne kemi fokus mbështetjen e fermerëve’ shprehet Spenser, që është njëkohësisht edhe ekspert senior për kanabisin mjekësor dhe industrial.

Sipas Spenser, kërpi industrial ka vlerë të jashtëzakonshme jo vetëm si një kulturë e gjithanshme, por edhe si një alternativë e qendrueshme për disa degë të industrive, nga tekstilet te materialet e ndërtimit etj.  Data e mbylljes së anketës është  11 nëntor 2023.

Ndërkohë, pak kohë më parë  parlamenti shqiptar ka miratuar ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor në Shqipëri, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe zgjidhje ngërçit ligjor që është krijuar në vitet e mëparshme ku kërpi ngatërrohej me kanabisin, çka ka sjellë demotivimin e fermerëve për kultivimin e kësaj bime.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat