Bitcoin zbret poshtë 27 mijë dollarëve - Investitorët largohen nga asetet me risk, ndikon dhe IÇK në SHBA

Bitcoin ka humbur rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar duke zbritur poshtë 27 mijë dollarëve, ndërsa sot po qëndron në rritje të lehtë më rreth 0.3%. Në anën tjetër, ethereum ka shfaqur shenja të stabilizimit pranë 1500 dollarëve, pas disa sesionesh me radhë në rënie.
Që nga dita e hënë, tendenca e ethereum ka qenë në rënie për shkak se Fondacioni Ethereum shiti rreth 2.7 milionë dollarë në zotërime të kësaj kriptomonedhe. Indeksi i Tregut i CoinDesk, që është një tregues me bazë të gjerë i përbërë nga qindra kriptomonedha, ra me 0.4%.
Më herët gjatë kësaj jave, disa tregtarë deklaruan se prisnin që asetet me risk ku bën pjesë bitcoin dhe aksionet e teknologjisë, të kishin një tendencë në rënie pasi konflikti mes Izraelit dhe Hamasit u përkeqësua, duke nxitur investitorët të preferonin më shumë asetet e sigurta.
Ndërkohë, presioni mbi tregun e kriptomonedhave u shtua pas publikimit të Indeksit të Çmimeve Konsumatore në SHBA, që rezultoi në rritje me 0.4% me bazë mujore dhe me 3.7% me bazë vjetore. Analistët parashikonin një rritje me 0.3% dhe 3.6% respektivisht.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Rriten mundësitë që FED të mos ndryshojë politikën monetare
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke vijuar me vrullin pozitiv të kësaj jave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në......

Dollari, në nivelin më të ulët në 2 javë - FED, drejt fundit të ciklit të rritjes së interesave
Dollari ka fituar pikë në orët e pasdites, menjëherë pas publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA, që rezultoi mbi parashikimet e analistëve për muajin......

BE po bëhet lojtar i rëndësishëm në tregun e borxhit - Përballet me skepticizmin e investitorëve, nevojitet tregu REPO dhe “futures”
Totali i borxhit të Bashkimin Evropian pritet të arrijë në 900 miliardë euro deri në fund të vitit 2026, pasi blloku po merr hua për të financuar programet e......

Mete në takime vjetore me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN – ‘Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë të kënaqshme, iu kthye shpejt rritjes ekonomike’
Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe......

Cilat janë pasojat e taksës mbi tokat bujqësore? - Vuksani: Dekurajohen fermerët. Ka skema më efikase për të nxitur shfrytëzimin
Dyfishimi i taksës për tokat bujqësore i propozuar në draft ligjin për pasuritë e paluajtshme i cili është hedhur për konsultim, pritet të ketë efekte negative......

Sigurimet nga fatkeqësitë, rritje thuajse 20% - Shqiptarët paguan në total rreth 20 milionë euro për mbrojtje nga zjarret e katastrofat
Ndërsa për vite me radhë mbeten në nivele modeste, sigurimet nga fatkeqësitë natyrore kanë shënuar këtë vit një rritje prej thuasje 20% duke shkuar në total në......

Vështirësohet kredimarrja për bizneset - Raporti/Bankat kanë rritur vëmendjen ndaj kredive me rrezik. Shtrënguan kriteret
Veçanërisht gjysma e dytë e këtij viti ka sjellë rritje të vështirësive të biznesve për marrjen e kredisë nëpër bankat tregtare. Banka e Shqipërisë raporton se......

U financua vetëm gjysma e fermerëve - Nga fondet në bujqësi përfituan 8.825 aplikantë në 12 qarqe të vendit
Fondet e vëna në dispozicion gjatë këtij viti në sektorin bujqësor për mbështetjen e fermerëve përmes skemës kombëtare kanë arritur të mbulojnë pothuajse......