Aplikimet për lotarinë Amerikane - Rreth 1% fitojnë të drejtën për t’u larguar drejt “tokës së mundësive”

Hamit Yzeiraj/SCAN
"Aplikojmë sepse nuk kemi çfarë të humbasim" apo "të largohemi drejt vendit të mundësive" janë shprehje që e përshkruajnë përvojën e shumë shqiptarëve në kohën e hapjes së aplikimeve për lotarinë amerikane, e cila fillon çdo fillim të muajit tetor. Kjo traditë e aplikimeve për një mundësi të re në Shtetet e Bashkuara ka qenë një rrugë e dëshpëruar, por e shpresuar për shumë individë që kërkojnë një jetë më të mirë.
Të dhënat zyrtare të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara tregojnë një rritje të vazhdueshme të raportit të përfituesve në krahasim me aplikuesit gjatë periudhës 2019-2021. Në vitin 2019, mundësitë për një shqiptar që aplikoi për lotarinë ishin vetëm 0.75%.
Megjithatë, gjatë pandemisë, ky tregues shënoi një rritje, duke arritur në rreth 1%. Kjo do të thotë se 1 në 100 aplikues kishte mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin 2021, numri i aplikuesve ishte më i ulët se dy vitet e mëparshme, por pavarësisht kësaj, numri i individëve që përfituan arriti në rreth 4,000, duke rritur raportin në 1.64%. Kjo tregon se, edhe në kohë të pasigurta, shqiptarët vazhdojnë të shpresojnë dhe të luftojnë për mundësi më të mira.
Megjithatë, në mungesë të të dhënave për numrin e aplikuesve gjatë periudhës 2022-2023, Departamenti i Shtetit ka publikuar vetëm numrin e përfituesve, që ka shënuar një tkurrje. Nga rreth 2,800 përfitues në vitin 2022, numri ra në 2,000 në vitin e kaluar, duke përfaqësuar një rënie prej 29%. Kjo situatë e re është një pasqyrë e sfidave të vazhdueshme që shqiptarët përballen në përpjekjet e tyre për të realizuar ëndrrat e tyre në një vend të mundësive.
Sondazh

Shqipëria, ende vulnerabël ndaj urisë - Indeksi: Edhe pse larg vendeve me uri të lartë, në 2024 përkeqësohemi në pikëzim
Xhorxhina Deda/SCAN Indeksi Global i Urisë për vitin 2024 e rendit Shqipërinë në vend të 42 mes 127 vendeve të marra në analizë, ndërkohë që vlerësohet......

Portugalia propozon heqjen e taksave për të rinjtë - Qeveria ofron 10 vjet lehtësime tatimore për të ndaluar emigracionin
Kristi Ceta/SCAN Portugalia po planifikon të kthehet në një “parajsë” me taksa të ulëta për të rinjtë duke ofruar një dekadë me lehtësime tatimore për......

Qeveria gjermane, 93.39 mln euro për Shqipërinë - Fokus i bashkëpunimit 2025-2026, zhvillimi i sektorëve prioritarë
Ernilda Luzi/ Scan Në Berlin është nënshkruar Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë për vitet 2025-2026, me fokus në fushën e bashkëpunimit ekonomik......

Po kërkoni të blini prona në Europë? Ja ku ndodhen taksat më të larta dhe më të ulëta!
Edel Strazimiri / SCAN Lituania dhe Hungaria janë ndër vendet më të mira për të investuar në prona, ndërsa Belgjika dhe Franca renditen ndër më të......

Qeveria franceze zbulon shkurtime drastike të shpenzimeve publike dhe rritje të taksave për vitin 2025!
Edel Strazimiri / SCAN Qeveria franceze ka zbuluar projekt-buxhetin e saj për vitin 2025 të enjten në Paris gjatë një konference për shtyp. Është një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
SCAN Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë relativisht i qëndrueshëm duke u blerë këtë të premte me 89.6 lekë dhe duke u shitur me 90.7 lekë në......

Banka Europiane e Investimeve, përfaqësi në Shqipëri - Qeveria miraton vendimin. Synon forcimin e partneritetit për zhvillimin e vendit
Ernilda Luzi/ Scan Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve për hapjen e përfaqësisë së saj në......

BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve - Disa shtete anëtare nuk janë gati të aplikojnë strukturën deri në 10 nëntor
Kristi Ceta/SCAN Komisioni Evropian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut......