Ankimohet tenderi i Albpetrol për ndotjen - Kërkohet modifikim i kritereve. “Janë përjashtuese dhe kufizojnë konkurrencën”

Tenderi i Albpetrol për monitorimin e ndotjes mjedisore, që shkaktohet nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik pasi një subjekt është ankuar për kritere përjashtuese dhe që bien ndesh me legjislacionin në fuqi.
Tenderi, me fond limit 12.6 mln lekë u hap vetëm pak ditë më parë, ndërsa ka si objekt gjetjen e një konsulenti për monitorimin e 7 lejeve mjedisore në vendburimet e Patosit, Fierit dhe Kuçovës, duke kryer matjet për shkarkimet në tokë, ujë dhe ajër në 80 pika monitorimi. Sipas ankesës së depozituar në KPP, Albeptrol ka kërkuar që subjekti të disponojë licenca, që tashmë janë shfuqizuar e nuk lëshohen më nga insitucionet. Po ashtu, kërkohet që punonjësit e kompanisë, që do fitojë tenderin të jenë të certifikuar në auditimin e eficiencës së energjisë.
Ndërkohë që sipas kompanisë, ky kriter cenon rëndë pjesëmarrjen e operatorëve ekonomisë dhe konkurrencën e lirë, pasi këto shërbime kryhen nga palë të treta dhe nuk ka pse të jenë pjesë e stafit teknik. Janë edhe një sërë kriteresh të tjerë, që kontestohen nga kompania “Tenuis Laboratories”, që kërkon heqjen apo ndryshimin e tyre.
Hapja e tenderit të Albpetrol erdhi vetëm pak kohë pasi emisioni investigativ “EkoSkaner”, në TV SCAN denoncoi faktin se institucionet nuk verifikojnë raportet e vetëmonitorimit që dorëzohen nga bizneset, duke mos patur asnjë të dhënë mbi ndotjen reale. Ndërkohë që, monitorime alternative të kryera përmes laboratorëve të certifikuar në zonën e Patos – Marinzës kanë nxjerrë në pah ndotjen tej normave të lejuara, të shkaktuar nga aktiviteti i nxjerrjes së naftës.
Ola Mitre /SCAN

Çmime rekord të karburanteve në Itali - Vendi shënon taksat më të larta në Europë, 56% e çmimit
Mbi një euro benzina, 1.061 euro për të qenë të saktë dhe 921 cent një litër naftë. Midis TVSH-së 22% dhe akcizës, komponenti tatimor i karburanteve në Itali......

Energjia nga era në det të hapur - Objektivat, jo realistë. Zgjerimi kërkon 27 miliardë dollarë investim deri në 2026
Objektivat e qeverive për të rritur instalimet e energjisë së erës në nivel global me pesë herë në vit deri në vitin 2030 janë joreale dhe do të kërkonin 27......

Scholz: Kontrollet kufitare me Austrinë janë 'të domosdoshme'
Kancelari gjerman Olaf Scholz ndodhet në Salzburg, qyteti i dytë i Austrisë, të premten për të diskutuar me homologun e tij austriak Karl Nehammer presionet e......

Shkup/ Parlamenti nis debatin për ndryshimin e Kushtetutës!
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve duke elaboruar domosdoshmërinë e ndryshimit të Kushtetutës tha se të gjithë duhet të votojnë......

SHBA, Koreja Jugore dhe Japonia: "Epokë e re partneriteti"!
Në një samit të tre vendeve, SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë u theksua solidariteti mes tyre dhe u dërgua një sinjal i qartë ndaj Kinës dhe Koresë së......

Sa kanë fituar bizneset nga rënia e Euros? - Buxheti mbledh të ardhura rekord nga tatimi mbi fitimin në 7-mujor
Tatimi i vjelur mbi fitimin e bizneseve për periudhën Janar-Korrik 2023, ka regjistruar shifrën rekord të 5 viteve të fundit, në krahasim me të njëjtat......

Euro prek nivelin më të lartë që nga 1 korriku - Monedha e përbashkët fiton terren këtë javë. Rritet edhe dollari e veçanërisht paundi
Euro ka fituar këtë fundjavë terren ndaj lekut duke u rritur në kuotat më të larta të shënuara që prej korrikut. Por shumë e lartë është edhe vlera që monedha......

Institucionet, 2.3 mld lekë dëm ekonomik - 4-mujori/ KLSH auditon 55 institucione: Parregullsi në përdorimin e fondeve publike
Mbi 2.3 mld lekë është dëmi ekonomik dhe efektet negative për shkak të parregullsive, të shkaktuara në buxhet, nga institucionet publike, në 4 muajt e parë të......