Shqipëria Postuar më 2 Maj 2024, 09:43

Agroturizmet po aplikojnë farërat autoktone - Denaj: Ruajtja e varieteteve lokale, vlerë e shtuar për tërheqjen e turistëve të huaj

Nga SCAN TV
Agroturizmet po aplikojnë farërat autoktone - Denaj: Ruajtja e

Sipërmarrjet agroturistike po aplikojnë mbjelljen e farërave autoktone, duke ruajtur varietetet lokale të produkteve, sikurse janë perimet, frutat apo drithrat, si dhe duke përmirësuar përvojën e klientit që i viziton.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, përfaqësues të GIZ, Bankës Gjenetike të Farërave dhe Shoqatës së Agroturizmave, panë nga afër në një nga agroturizmat e Gramshit procesin e mbjelljes së farërave autoktone shqiptare, në kuadër të projektit "Farat autoktone", që synon të mbështesë kultivimin e farave vendase në agroturizmat e Shqipërisë, për të rritur varietetet endemike të produkteve, si dhe duke promovuar një formë të qëndrueshme e bujqësisë.

“Ne si ministri, por e gjithë përpjekja e Qeverisë për këtë sezon turistik shkon drejt sigurisë, dhe agroturizmi është gërshetimi më i mirë i të dy sektorëve turizëm edhe bujqësi për të sjellë vlera dhe për të kënaqur turistët shqiptar dhe të huaj”, - tha Denaj.

Deri më tani janë pesë biznese-agroturizma, që kanë vendosur farën autoktone në fokus të menusë dhe produkteve të tyre, duke promovuar, jo vetëm kulinarinë e nisur nga farat autoktone, por dhe sigurinë ushqimore.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, aktualisht në agroturizma rreth 80 % e produkteve janë vendase, ndërkohë që është përllogatirur që për një sipërmarrje të tillë përfshihen 20 familje në zonë, 11 hektarë tokë dhe ka të punësuar rreth 15 punonjës.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......