Shqipëria Postuar më 1 Maj 2024, 15:00

Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive dominohet nga kromi, guri gëlqeror e hekur nikeli

Nga SCAN TV
Mineralet kryesore që nxjerr Shqipëria - Gati 75% e lejeve aktive

Aktiviteti minerar në vendin tonë dominohet nga nxjerrja e mineralit të kromit, me rreth 43% të lejeve aktive.

Në total, sipas të dhënave të fundit të disponueshme nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore numërohen 236 leje për nxjerrjen e mineralit të kromit, nga 554 leje aktive që janë në total.

Në vendin e dytë renditet guri gëlqeror, me 134 leje apo 24% të totalit, ndërsa pas tij është hekur nikeli me 29 leje apo 5% e totalit. Praktikisht gati ¾ e aktivitetit minerar në Shqipëri zihet nga këto 3 minerale.

Ndërkaq, aktualisht janë aktive edhe 21 leje për nxjerrjen e guri gëlqeror të mermerizuar, 19 leje për ranor silicor, 16 leje për gëlqeror pllakor dhe 15 leje për nxjerrjen e mineralit të bakrit.

Pjesa tjetër e aktivitetit minerar në vend shtrihet te lejet e argjilës, gëlqerorit dekorativ gipsit e alabastrës, rërës e zhavorit bituminoz, etj.

Sa i takon vendosjes së nxjerrjes së mineraleve, gati 50% e lejeve minerare janë të përqëndruara në 3 qarqe të vendit e më konkretisht në Dibër, Kukës dhe Berat.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......