Shqipëria Postuar më 1 Maj 2024, 15:28

EKSKLUZIVE/“Paketa e Maleve”, 4 shtyllat e mbështetjes - Drafti në diskutim/ Nga bonuset direkte, te lehtësimi i kreditimit dhe privatizimi apo marrja me qira e tokave

Nga SCAN TV
EKSKLUZIVE/“Paketa e Maleve”, 4 shtyllat e mbështetjes - Drafti

Teksa qeveria po punon për paketën e re të mbështetjes për investime në zonat e veriut, TV SCAN ka zbardhur katër shtyllat kryesore, që janë në diskutim për t’u përfshirë në atë që do të quhet “Paketa e Maleve”.

Sipas burimeve nga grupi i punës, shtylla e parë përfshin mbështetjen me para’ apo thënë ndryshe dhënien e bonuseve  direkte për përfituesit.

Po ashtu, parashikohet që dy grupet e avantazhuar për të përfituar do të jenë të rinjtë dhe gratë, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar sesa do të jetë masa financiare që do të mund të përfitohet. Shtylla e dytë parashikon masa lehtësuese për akses në financë apo thënë ndryshe kushte të lehtësuara për marrjen e kredive, në funksion të investimeve në turizëm malor.

Shtylla e tretë e draft-paketës së mbështetjes për investime në zonat e veriut të vendit parashikon kurse trajnimi falas për menaxhimin e bizneseve, duke i pajisur investitorët e rinj me njohuritë e nevojshme në këtë drejtim. Ndërkohë që, shtylla e katërt që është në diskutim përfshin lehtësimin e procedurave për marrjen e tokave me qira apo privatizimin e tyre.

Gjithsesi, javën e ardhshme parashikohet të nisin takimet direkte nga grupi i punës, që do të finalizojnë përmbajtjen e paketës së mbështetjes, teksa prezantimi i saj parashikohet të bëhet në datën 30 qershor.

Aplikimi i kësaj pakete synon rigjallërimin e investimeve në veri të vendit, në funksion të zhvillimit të turizmit, si dhe kthimin e emigrantëve për të investuar në vendin e tyre.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......