‘Abuzim me tenderët’ – Arrestohen 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës!

Policia e Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni i quajtur ‘Tenderët’ gjatë të cilit u arrestuan 4 punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për abuzim me disa tenderë.
Sipas njoftimit në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Tenderët” si rezultat të të cilit u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
- , 62 vjeç, me detyrë Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale në Universitetin Bujqësor Tiranë;
- B., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë;
- S., 59 vjeç, me detyrë specialist i Sektorit të Bujqësisë;
- , 64 vjeç, me detyrë magazinier në magazinën qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.
Policia bën me dije se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në role të ndryshme, paracaktonin fituesin e tenderëve, kryenin hyrje dhe dalje fiktive të mallrave në magazina, duke shpërdoruar detyrën.
Gjithashtu sipas informacionit të publikuar në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet në pronësi të shtetasit A. R. dhe 5 aparate celulare ndërsa po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
E . S / SCAN
Sondazh

Banka qendrore e Turqisë, tjetër ulje masive të normave të interesit ndërsa inflacioni vijon mbi 80%!
Banka qendrore e Turqisë dha një tjetër ulje masive të normave të interesit të enjten, pavarësisht inflacionit të jashtëzakonshëm mbi 80%, duke lëvizur në të......

7 ditë për të shpenzuar 11 miliardë paund – Britania do të nxjerrë nga tregu kartëmonedhat prej 50 dhe 20 paund
Konsumatorëve britanikë u ka mbetur vetëm një javë për të shpenzuar 11 miliardë paund e fundit të kartëmonedhave prej letre që mbeten në qarkullim përpara se......

Shërbimet online, MJAFT mbledh gjithë vendet e rajonit - Ekonomi: Mjet efektiv në luftën kundër korrupsionit, e rëndësishme siguria
Dixhitalizimi i shërbimeve publike është një proces ku vendet e Ballkanit ku po lëvizin në sinkron, jo vetëm në emër të qytetarëve të tyre, por edhe për një......

Super ulje deri në 55% në NEPTUN - Qytetarët mund të përfitojnë blerje në të gjitha kategoritë në tre ditët me fat!
Vetëm tre ditë Neptun ofron SUPERULJE deri ne 55% në të gjitha kategoritë. Kështu që nëse keni kohë që mendoni për të blerë një pajisje të re për shtëpinë......

Spanja, gati furnizimin me gaz për Francën - Nga 1 nëntori do të pompohen 1,5 miliardë metra kub në vit
Kapaciteti i tubacionit të gazit Spanjë-Francë është rritur dhe mund të përdoret menjëherë nëse është e nevojshme, deklaroi ministrja spanjolle e Energjisë.......

Kapitalet private, në “arrati” - Më pak teknologji nga perëndimi. Sanksionet godasin ekonominë e Rusisë
Ekonomisë ruse do i duhet kohë deri në vitin 2030 për t’u rikthyer në nivelin e prodhimit para luftës në Ukrainë. Ky është përfundimi i ekspertëve të agjencisë......

Greqia i jep fund taksës së solidaritetit - Vendimi hyn në fuqi në 1 janar 2023 dhe është i vlefshëm për të gjithë
Ministria e financave në Greqi dorëzoi një amendament në parlamentin e vendit duke i dhënë fund taksës së solidaritetit për të gjithë. Masa do të hyjë në fuqi......

Rritja e çmimit të energjisë - Vendet që ndihmojnë qytetarët e tyre të paguajnë faturat
Inflacioni në rritje ka shkaktuar një krizë për sa i përket kostos së jetesës në Europë dhe qeveritë po përpiqen të mbrojnë familjet dhe bizneset nga rritja e......