900 milionë euro për makinat elektrike - Qeveria gjermane synon shtimin e stacioneve të karikimit

Gjermania do të shpenzojë deri në 900 milionë euro subvencione për të zgjeruar stacionet e karikimit të automjeteve elektrike për familjet dhe kompanitë. Ekonomia më e madhe e Europës aktualisht ka rreth 90 mijë pika publike karikimi dhe synon të ketë një milion deri në vitin 2030 me shpresën për të nxitur rritjen e elektromobilitetit, pasi synon neutralitetin e karbonit deri në vitin 2045.
Gjermania kishte rreth 1.2 milionë automjete plotësisht elektrike në rrugët e saj deri në fund të prillit, shumë më poshtë objektivit të saj prej 15 milionë deri në vitin 2030, treguan të dhënat nga autoriteti federal motorik.
Çmimet e larta, diapazoni i kufizuar dhe mungesa e stacioneve të karikimit, veçanërisht në zonat rurale, shihen si arsyet kryesore të vonesës në shitjet e automjeteve elektrike. Ministria e Transportit tha se do të nisë së shpejti dy programe financimi për të mbështetur familjet dhe kompanitë private në ndërtimin e stacioneve të karikimit me furnizimin e tyre me energji elektrike.
Deri në 500 milionë euro subvencione do të jenë në dispozicion nga kjo vjeshtë për të promovuar vetë-furnizimin me energji elektrike në ndërtesat private të banimit, me parakusht që banorët të kenë tashmë një automjet elektrik, shtoi ministria.
Nga vera e ardhshme, 400 milionë euro shtesë do të caktohen për kompanitë që duan të ndërtojnë infrastrukturën e karikimit të shpejtë për automjetet komerciale dhe kamionët.
Qeveria gjermane miratoi në tetor një plan për të shpenzuar 6.3 miliardë euro për tre vjet për të rritur me shpejtësi numrin e stacioneve të karikimit të automjeteve elektrike në të gjithë vendin. Programet e subvencioneve të shpallura së fundmi janë shtesë ndaj atij financimi.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Rusia legalizon kriptovalutat- Kontrolle të ashpra për përdorimin
Kriptovalutat do të legalizohen dhe do të jenë subjekt i kontrolleve të rrepta në Rusi, pasi përdorimi i aseteve digjitale po rritet me shpejtësi, sipas......

6.300 euro punonjësve që të lindin fëmijë! - Kompanitë private në Kinë promovojnë familjet me shumë fëmijë
Agjencia kineze online e udhëtimeve “Trip.com” deklaroi se do të paguajë punonjësit e saj me më shumë se 6300 euro për cdo fëmijë që do të kenë duke filluar......

A e teproi Greqia me turizmin? - Ekuilibri mes flukseve të turistëve dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve
Truku qëndron tek gjetja e një ekuilibri të mirë midis flukseve hyrëse turistike, të cilat janë padiskutim pozitive për ekonominë greke, dhe një standardi të......

Ekonomia më e madhe e Europës po “fundoset” - Gjermania regjistron nivel rekord të borxhit në 3-mujorin e parë
Borxhi publik në Gjermani ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Byrosë Federale të Statistikave, arsyeja kryesore......

Çanta më e vogël se një kokërr kripë! - Shitet 63 mijë dollarë! Imiton produktin e Louis Vuitton
Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 me 222 me 700 mikron u shit për më shumë se 63 mijë dollarë në një ankand online. Mezi e dukshme për syrin e......

Ekonomia amerikane mbështet dollarin - Zgjerohet me 2% në tremujorin e parë të vitit, FED sinjalizon të tjera rritje
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar......

Bursat europiane, sërish në rritje - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA me 9.6 mln fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga......