6.300 euro punonjësve që të lindin fëmijë! - Kompanitë private në Kinë promovojnë familjet me shumë fëmijë

Agjencia kineze online e udhëtimeve “Trip.com” deklaroi se do të paguajë punonjësit e saj me më shumë se 6300 euro për cdo fëmijë që do të kenë duke filluar nga data 1 korrik. Bëhet fjalë për iniciativën e parë të këtij lloji nga ana e një sipërmarjeje private në Kinë në një moment që vendi po përballet me plakjen e popullsisë.
Shoqëria, një nga agjencitë online më të mëdha të udhëtimit në botë, me 400 milionë klientë, deklaroi se do të paguajë shumën, cdo vit për një periudhë pesë vjecare, për cdo fëmijë të punonjësve të saj, jo vetëm në Kinë por në të gjithë botë. Programi do i kushtojë shoqërisë 1 miliard yuan.
Presidenti ekzekutiv i shoqërisë u shpreh se gjithnjë ka sugjeruar që qeveria të ndihmojë financiarisht familjet me fëmijë, në mënyrë të vecantë ata që kanë shumë fëmijë. Por sidomos të ndihmohen të rinjtë të cilët duan të kenë fëmijë. Sipas tij kompanitë mund të kenë rolin e tyre, brenda kapaciteteve, për të ndërtuar një atmosferë të favorshme për pjellorinë.
Në linjë me politikën e fëmijës së vetëm që zgjati nga viti 1980 në 2015 – ën. Demogtafët paralajmëruan se Kina do të plakej para se të pasurohej, pasi forca e punës reduktohet dhe qeveritë vendore, shumë shpesh në borxhe, shpenzojnë më shumë për popullsinë e moshuar. Niveli i lindshmërisë në vend, një vit më parë zbriti në 6.77 lindje për 1 mijë persona, nga 7.52 lindke në 2021 – shin. Ky ishte dhe niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Autoritetet kineze në vitin 2021 vendosën se ciftet mund të kishin deri në tre fëmijë, por gjatë pandemisë së Covid, ciftet kishin frikë të bënin fëmijë. Të rinjtë rendisin arsyet dekurajuese si kosto e lartë për rritjen e një fëmije dhe arsimimin, pagat e ulëta, një rrjet i dobët i sigurisë sociale dhe pabarazia gjinore. Ekspertët në vend theksojnë se popullsia ndikon bindshëm në ekonomi dhe inovacion, duke sugjeruar që 2% i PBB – së kineze të destinohet për promovimin e sa më shumë lindjeve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

A e teproi Greqia me turizmin? - Ekuilibri mes flukseve të turistëve dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve
Truku qëndron tek gjetja e një ekuilibri të mirë midis flukseve hyrëse turistike, të cilat janë padiskutim pozitive për ekonominë greke, dhe një standardi të......

Ekonomia më e madhe e Europës po “fundoset” - Gjermania regjistron nivel rekord të borxhit në 3-mujorin e parë
Borxhi publik në Gjermani ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Byrosë Federale të Statistikave, arsyeja kryesore......

Çanta më e vogël se një kokërr kripë! - Shitet 63 mijë dollarë! Imiton produktin e Louis Vuitton
Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 me 222 me 700 mikron u shit për më shumë se 63 mijë dollarë në një ankand online. Mezi e dukshme për syrin e......

Ekonomia amerikane mbështet dollarin - Zgjerohet me 2% në tremujorin e parë të vitit, FED sinjalizon të tjera rritje
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar......

Bursat europiane, sërish në rritje - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA me 9.6 mln fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 97.4 lekë......

Nis procesi i targimit dhe regjistrimit të mjeteve bujqësore në vend
Të gjithë fermerët në vend do të përfitojnë regjistrimin e mjeteve bujqësore, pa shpenzime. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Divjakë të......