Ekonomia më e madhe e Europës po “fundoset” - Gjermania regjistron nivel rekord të borxhit në 3-mujorin e parë

Borxhi publik në Gjermani ka arritur një nivel rekord në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Sipas Byrosë Federale të Statistikave, arsyeja kryesore është mbi të gjitha rritja e shpenzimeve në luftën kundër krizës energjetike.
Borxhi i përgjithshëm shtetëror në nivel federal, provincial dhe bashkiak, përfshirë borxhin e sigurimeve shoqërore, më 31 mars shënonte një rritje prej 1.6 %, ose rreth 39 miliardë euro. Vetëm borxhi i shtetit federal në tre muajt e parë të këtij viti është rritur me 2.4 %në rreth 1.6 miliardë euro. Byroja Federale e Statistikave tha se rritja e borxhit ishte kryesisht për shkak të "rritjes së nevojave për financim si rezultat i krizës aktuale energjetike që lidhet me luftën e Rusisë kundër Ukrainës".
Rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin frenim të çmimit të gazit dhe mbështetjen financiare për furnizuesit e energjisë. Rritja e borxhit rrjedhimisht është kryesisht rezultat i buxheteve shtesë të krijuara për këtë qëllim.
Në nëntor të vitit të kaluar u krijua Fondi i Stabilizimit Ekonomik të Energjisë. Vetëm ai fond special në tre muajt e parë të këtij viti çoi në një rritje të borxhit publik me 73 % - me 22 miliardë euro, në gjithsej 52 miliardë euro, sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters. Gjithashtu, borxhi për zbutjen e pasojave të pandemisë u rrit me 53 miliardë euro dhe u krijua një fond special me shpenzime prej 802 milionë eurosh për nevojat e ushtrisë gjermane.
Kur bëhet fjalë për provincat, ka pasur një rënie të lehtë të borxhit me 0.5 %, në gjithsej 604 miliardë euro. Bavaria reduktoi më së shumti huamarrjen e saj, me 16.8 %, pra në rreth 32.45 milionë euro. Borxhin më të madh e ka North Rhine-Vestphalia – por edhe më së shumti banorë. Ka pasur një rritje prej rreth 3%, në gjithsej 236 milionë euro. Mesatarisht, kjo do të thotë se borxhi për banor të Gjermanisë është 13.065 euro. Ndryshe nga zhvillimi në krahina, borxhi i bashkive u rrit. Aty u shënua një rritje prej 1.9 %, në 143 miliardë euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çanta më e vogël se një kokërr kripë! - Shitet 63 mijë dollarë! Imiton produktin e Louis Vuitton
Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 me 222 me 700 mikron u shit për më shumë se 63 mijë dollarë në një ankand online. Mezi e dukshme për syrin e......

Ekonomia amerikane mbështet dollarin - Zgjerohet me 2% në tremujorin e parë të vitit, FED sinjalizon të tjera rritje
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar......

Bursat europiane, sërish në rritje - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA me 9.6 mln fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 97.4 lekë......

Nis procesi i targimit dhe regjistrimit të mjeteve bujqësore në vend
Të gjithë fermerët në vend do të përfitojnë regjistrimin e mjeteve bujqësore, pa shpenzime. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Divjakë të......

'Kredo Finance' merr pjesë në eventin 'Rrathë Dhurues'. Mbështet financiarisht kauzat sociale
Kredo Finance, një kompani mikrofinanciare që është e përkushtuar për të ndihmuar individët dhe bizneset të arrijnë qëllimet e tyre qe prej vitit 2018. Ne e......

Domatja, produkti më i kërkuar jashtë kufijve - Zë 16.4% të totalit të eksporteve bujqësore në 5-mujor
Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me afro 3.1 miliardë lekë në 5 muajt parë të vitit duke u regjistruar 24.3 miliardë lekë dhe gjithashtu kapërcim......