Ekonomia amerikane mbështet dollarin - Zgjerohet me 2% në tremujorin e parë të vitit, FED sinjalizon të tjera rritje

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë.
Monedhat e gjelbër u mbështet nga të dhënat pozitive mbi ekonominë amerikane për tremujorin e parë të këtij viti, por edhe nga komentet e shefit të Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili nuk e përjashtoi mundësitë e një tjetër rritje të interesave në takimin e korrikut.
Gjithashtu, Powell shtoi se nuk pret që inflacioni të shkojë brenda objektivit deri në vitin 2025. Tashmë, investitorët vlerësojnë 82% mundësi që Rezerva Federale të rrisë edhe me 25 pikë bazë, normën e interesit në takimin e 25 dhe 26 korrikut. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.
Në anën tjetër, jeni japonez është dobësuar edhe më tej, pasi Banka e Japonisë është e vetmja bankë qendrore që ndjek ende një politikë monetare ultra lehtësuese.
Ndërkohë, referuar të dhënave të rishikuara, ekonomia amerikane u rrit me 2% në tremujorin e parë të këtij viti, nga 1.3% që ishte vlerësimi i mëparshëm, duke shmangur rrezikun e një recesioni gjatë këtij viti. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 30,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1880 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, sërish në rritje - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë
Bursat europiane janë hapur në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në Eurozonë, që do të publikohen më......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 74 USD - Mbështetet nga rënia e rezervave në SHBA me 9.6 mln fuçi, javën e kaluar
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë. Çmimet po gjejnë një mbështetje nga......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan e ka nisur pozitivisht këtë të premte pasi në raport me ditën e djeshme ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës teksa blihet sot me 97.4 lekë......

Nis procesi i targimit dhe regjistrimit të mjeteve bujqësore në vend
Të gjithë fermerët në vend do të përfitojnë regjistrimin e mjeteve bujqësore, pa shpenzime. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës në Divjakë të......

'Kredo Finance' merr pjesë në eventin 'Rrathë Dhurues'. Mbështet financiarisht kauzat sociale
Kredo Finance, një kompani mikrofinanciare që është e përkushtuar për të ndihmuar individët dhe bizneset të arrijnë qëllimet e tyre qe prej vitit 2018. Ne e......

Domatja, produkti më i kërkuar jashtë kufijve - Zë 16.4% të totalit të eksporteve bujqësore në 5-mujor
Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me afro 3.1 miliardë lekë në 5 muajt parë të vitit duke u regjistruar 24.3 miliardë lekë dhe gjithashtu kapërcim......

25% e faturave të dritave nuk paguhen në kohë - 4-mujori/Likujdim me vonesë, OSHEE arkëtoi 403 mln lekë vetëm nga kamatat
Gati 25% e faturave të emetuara nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike u likujduan me vonesë nga abonentët. Të dhënat i përkasin periudhën janar –......

Aksi i ri Elbasan-Qafë Thanë/ Kryeministri publikon pamjet: Kanë përfunduar nënkalimet dhe 60 % e veprave të artit
Në aksin e ri Elbasan-Qafë Thanë, faza e parë, kanë përfunduar nënkalimet e janë realizuar 60% e veprave të artit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar filmime......