Europa Postuar më 30 Qershor 2023, 10:41

A e teproi Greqia me turizmin? - Ekuilibri mes flukseve të turistëve dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve

Nga SCAN TV
A e teproi Greqia me turizmin? - Ekuilibri mes flukseve të turistëve

Truku qëndron tek gjetja e një ekuilibri të mirë midis flukseve hyrëse turistike, të cilat janë padiskutim pozitive për ekonominë greke, dhe një standardi të lartë jetese të qytetarëve, të cilët, veçanërisht pas pandemisë, kanë filluar të jenë të kujdesshëm ndaj ndikimit të miliona udhëtarëve në jetën e tyre të përditshme.

Kjo theksohet në studimin e kryer në vend nga ekspertët për turizmin e qëndrueshëm. Bazuar në një përvojë 20 vjecare, duke udhëtuar në të paktën 120 vende, autorët e këtij studimi dalin në përfundimin se Greqia e ka “tepruar” në disa vende me turizmin.

Në të vërtetë, grekët po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësimin për rritjen e kostos së pushimeve të tyre, rritjen e cmimeve të akomodimit me qira afatshkurtër, si dhe për barrën e mjedisit si pasojë e fluksit të madh të udhëtarëve në vend, i cili arriti një shifër prej 27.8 milionë vitin e kaluar.

Sigurisht që të ardhurat nga turizmi këtë vit pritet të arrijnë në 39.2 miliardë euro, vetëm 4% më të ulëta se rekordi i vitit 2019 në vend, duke dhënë një mbështetje të fortë për ekonominë kombëtare.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat