Popullsia Postuar më 1 Nëntor 2024, 12:16

Dibranët dhe kuksianët "dominojnë" kryeqytetin/ Pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë banuese në qarkun më të madh

Nga SCAN TV

Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve të dedikuara, për çdo qark dhe bashkitë përkatëse. “Scan Intel” është ndalur në karakteristikat kryesore të qarkut të Tiranës për të parë çfarë thonë treguesit për përbërjen e popullsisë. Numri i popullsisë së kryeqytetit të vendit më 18 Shtator të vitit 2023 vlerësohet në 758,513, nga ku 48.4% janë meshkuj dhe 51.6% janë femra. Sipas të dhënave, nga totali i popullsisë rezulton se rreth 51.2% kanë status martesor, i/e martuar.

Por, përveç karakteristikave kryesore, si është e përbërë popullsia e kryeqytetit?

“Scan Intel” më herët është ndalur në migrimin e brenshëm si fenomen shoqëror përmes të cilit njerëzit zhvendosen nga vendi i tyre i origjinës në një vend tjetër brenda të njëjtit shtet. Nga analiza ka rezultuar se shqiptarët janë vendosur më së shumti mes Tiranës dhe qyteteve bregdetare (shiko këtu).

Nga të dhënat e Censit të vitit 2023 tani mund të bëjmë një analizë të detajuar mbi karakteristikat e popullsisë banuese, kryesisht sipas qarkut të lindjes. Shifrat tregojnë se nga rreth 758 mijë banorë në Tiranë, rreth 97.9% kanë si vendlindje Shqipërinë dhe 2.1% kanë si vendlindje një shtet tjetër.

E shprehur në shifra absolute, në Tiranë banojnë 742,497 banorë me vendlindje Shqipërinë. Por si ndahet kjo shifër e personave që banojnë në kryeqytet sipas qarkut të lindjes?

Nisur nga të dhënat, rreth 52.9% e kësaj shifre janë tiranas ose e thënë ndryshe persona të lindur në Tiranë. Rezulton se një pjesë e mirë e popullsisë banuese në kryeqytetin e vendit ka si origjinë Dibrën dhe Kukësin. Rreth 8.6% është pesha e banuesve me origjinë nga Dibra, ose në vlerë absolute regjistrohet në rreth 63 mijë. Ndërkohë, banuesit në Tiranë me origjinë nga Kukësi zënë një peshë prej 6.5% ose rreth 48 mijë. Korça është e treta me peshën më të lartë prej 5.2%, pasuar nga Fieri, Berati dhe Elbasani.

Nga ana tjetët, banuesit në Tiranë që kanë si vendlindje Lezhën kanë peshën më të ulët me 1.9% ose rreth 14 mijë banues.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......