Cili qark është më kursimtari këtë vit? Kryeson Lezha me 18.7% rritje të depozitave, Elbasani mbetet në fund
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të “Bankës së Shqipërisë” sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete në vendin tonë kanë arritur të kursejnë më shumë. Depozitat sipas qarqeve i referohen totalit të depozitave, pra, individëve dhe bizneseve, dhe periudha e marrë në shqyrtim është ajo e tremujorit të tretë të vitit aktual.
Lezha është në vend të parë, me depozitat nëpër banka që janë rritur me plot 18.7% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti krahasuar me të njejtin tremujor të vitit të kaluar. Në vend të dytë ndjek Vlora, me një rritje prej 9% të depozitave bankare.
Pas Vlorës ndërkohë, në vend të tretë gjejmë Fierin me 6.9% rritje të depozitave. Tirana pason në renditje me një rritje vjetore të ngjashme prej 6.8%. Në vend të fundit ndërkohë gjejmë Shkodrën me 2.7% rritje, si dhe Elbasanin me 1.9% rritje.
Po në vlerë absolute, sa është rritja e depozitave në vlerë sipas qyteteve?Tirana kryeson me një rritje absolute prej 50.4 miliardë lekë. Ky ndryshim thekson se kryeqyteti vazhdon të ketë peshën më të madhe të kursimeve totale në vend. Durrësi vjen në vendin e dytë me një shtesë prej 6.4 miliardë lekë, ndërsa ndjek Vlora më një zgjerim prej 5.3 miliardë lekë, duke u renditur kështu në vendin e tretë.
Po ashtu, Fieri me një shtesë prej 4.8 miliardë lekë dhe Korça me një rritje prej 2.5 miliardë lekë tregojnë përmirësime të qëndrueshme të kursimeve. Në të kundërt, Shkodra dhe Elbasani kanë një rritje modeste, përkatësisht me 1.6 miliardë lekë dhe 1.3 miliardë lekë, që i vendosin në fund të listës për këtë periudhë.
Nga ana tjetër, nëse shohim shifrat e depozitave sipas rrethit dhe monedhës kuptojmë se për të gjitha qarqet e Shqipërisë , vlen e njëjta gjë: Qytetarët po zgjedhin gjithnjë e më shumë të kursejnë në lekë, duke i lënë pas kursimet në valutë të huaj. Kjo mund të jetë një zgjedhje e stimuluar edhe nga kushtet e favorshme të tregut valuator ku monedha vendase ka qenë më e fortë se ajo europiane.
Sondazh

Kredia për blerje banese nis rënien/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e kreditimit në shtator
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shtator të këtij viti fiksohet në 28.3 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e......

“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive
Dorian Koça/SCAN Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike......

Fondi i Solidaritetit të BE-së: Pse ndihma për fatkeqësitë në Europë shpesh vjen shumë vonë?!
Edel Strazimiri / SCAN Që nga rishikimi i tij i fundit në vitin 2014, Fondi i Solidaritetit të BE-së (EUSF) është kritikuar për shtrirjen e tij të......

Japonia dhe BE nënshkruajnë një pakt të ri të mbrojtjes dhe sigurisë mes tensioneve rajonale në rritje!
Edel Strazimiri / SCAN Japonia dhe Bashkimi Evropian njoftuan një partneritet gjithëpërfshirës të sigurisë të premten, i cili do të përfshijë më shumë......

Rruga ekzistuese e Ksamilit, me 3 korsi - Nisin punimet. Trotuare nga të dyja krahët, korsi biçikletash në krahun e djathtë
Dorian Koça/SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit. Ky aks rrugor, që në......

Mozaiku etnik i Tiranës, sa peshë ka secili komunitet? Grekët, Romët dhe Egjyptianët, grupet më të mëdha pas shqiptarëve
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" pas publikimit të rezultateve për çdo qark, “Scan Intel” është ndalur këtë herë tek karakteristikat kryesore......

Rreth 40% e bizneseve “shtrijnë dorën" tek bankat për hua/ Industria dhe sektori i komunikimit me rritjen më të lartë të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë , vlera totale e huave për sektorin e "Korporatave jofinanciare private" gjatë muajit shtator të......

Dibranët dhe kuksianët "dominojnë" kryeqytetin/ Pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë banuese në qarkun më të madh
Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve......