Kredia për blerje banese nis rënien/ Por, sektori privat është "shtysa" kryesore e kreditimit në shtator
Kredia e re që ka dhënë sektori bankar gjatë muajit Shtator të këtij viti fiksohet në 28.3 miliardë lekë, tregojnë të dhënat më të fundit nga "Banka e Shqipërisë". Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur kreditë e reja fiksoheshin në 24.8 miliardë lekë, rritja është e ndjeshme, pranë rreth 14%. Nga ana tjetër, krahasuar me muajt Shtator të viteve të mëparshme, shifrat sinjalizojnë se këtë vit kjo vlerë regjistron rekord, duke thyer rekordin e ri të vendosur të njejtin muaj të vitit të kaluar.
Gjatë muajit Shtator, kredia e re për sektorin privat fiksohet pranë 19.7 miliardë lekëve, nga 16.9 miliardë lekë që ishte gjatë Shtator të vitit të kaluar. Rritja vjetore fiksohet pranë 17%, duke reflektuar kështu edhe shtysën kryesore për rritjen e kreditimit. Vlen të theksojmë se krahasuar me të njejtin muaj të viteve të mëparshme, Shatori i këtij viti është pranë rekordit të viti 2017-të, kur kredia e re për sektorin privat fiksohej pranë 20.1 miliardë lekësh.
Sa i përket individëve ndërkohë, kredia e re në Shtator të këtij viti kap vlerën e 8.1 miliardë lekëve, nga 7.8 miliardë lekë që ishte kjo shifër në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja për këtë tregues fiksohet në rreth 4%. Edhe për këtë tregues, Shtatori i vitit aktual regjistron rekord që nga viti 2016-të.
Ndërkohë, nëse i referohemi kredisë re për individë për blerje banese, gjatë Shtatorit fiksohet në 3.8 miliardë lekë, në rënie krahasuar me të njejtin muaj të një viti më parë kur regjistrohej në 4.1 miliardë lekë.
Nga ana tjetër, për sa i përket 9 muajve të këtij viti vëmë re një rekord historik. Gjatë kësaj periudhe kredia e re arriti në rreth 280.7 miliardë lekë, ose një rritje prej gati 30%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Në të gjitha publikimet e fundit sa i përket aktivitetit kreditues, Banka e Shqipërisë ka theksuar rritjen e lartë të kredisë, sidomos për blerjese banese.
Sondazh

“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive
Dorian Koça/SCAN Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike......

Fondi i Solidaritetit të BE-së: Pse ndihma për fatkeqësitë në Europë shpesh vjen shumë vonë?!
Edel Strazimiri / SCAN Që nga rishikimi i tij i fundit në vitin 2014, Fondi i Solidaritetit të BE-së (EUSF) është kritikuar për shtrirjen e tij të......

Japonia dhe BE nënshkruajnë një pakt të ri të mbrojtjes dhe sigurisë mes tensioneve rajonale në rritje!
Edel Strazimiri / SCAN Japonia dhe Bashkimi Evropian njoftuan një partneritet gjithëpërfshirës të sigurisë të premten, i cili do të përfshijë më shumë......

Rruga ekzistuese e Ksamilit, me 3 korsi - Nisin punimet. Trotuare nga të dyja krahët, korsi biçikletash në krahun e djathtë
Dorian Koça/SCAN Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar nisjen e punimeve për zgjerimin e rrugës ekzistuese të Ksamilit. Ky aks rrugor, që në......

Mozaiku etnik i Tiranës, sa peshë ka secili komunitet? Grekët, Romët dhe Egjyptianët, grupet më të mëdha pas shqiptarëve
Nisur nga të dhënat e "Institutit të Statistikave" pas publikimit të rezultateve për çdo qark, “Scan Intel” është ndalur këtë herë tek karakteristikat kryesore......

Rreth 40% e bizneseve “shtrijnë dorën" tek bankat për hua/ Industria dhe sektori i komunikimit me rritjen më të lartë të kreditimit
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë , vlera totale e huave për sektorin e "Korporatave jofinanciare private" gjatë muajit shtator të......

Dibranët dhe kuksianët "dominojnë" kryeqytetin/ Pas tiranasve kanë peshën më të lartë të popullsisë banuese në qarkun më të madh
Instituti i Statistikave, pas publikimit të Rezultateve kryesore të Censit për vitin 2023, ofron për publikun dhe gjithë përdoruesit, publikimin e rezultateve......

Cili qark është më kursimtari këtë vit? Kryeson Lezha me 18.7% rritje të depozitave, Elbasani mbetet në fund
“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare të “Bankës së Shqipërisë” sa i përket depozitave bankare, për të kuptuar se cilat qytete në vendin tonë kanë arritur......