30% e shqiptarëve nuk përballojnë internetin/ Kemi normën më të lartë në Europë të personave që nuk u`a mban xhepi ta lidhin në shtëpi

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” mbi kushtet sociale, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të personave të cilët janë shprehur se nuk mund ta përballojnë lidhjen e internetit për përdorim personal në shtëpinë e tyre. Sipas shifrave, referuar vitit 2020, janë rreth 29.5% e të anketuarve të cilët kanë thënë se nuk kanë mundësi të sigurojnë lidhjen me internet, duke e renditur Shqipërinë të parën në Europë dhe në rajon.
Referuar shifrave, norma e Shqipërisë është shumë herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila regjistrohet në 3.2% për vitin 2020. Shqipërinë e ndjek në renditje Rumania me 19.8% të personave të cilët janë shprehur se e kanë të pamundur të përballojnë lidhjen me internet në shtëpinë e tyre. Megjithëse Rumania është vendi i dytë në Europë me përqindjen më të lartë, dukshëm mund të kuptojmë se është gati 10 pikë përqindje larg normës së Shqipërisë.
Në renditje ndjekin Mali i Zi me 15.9%, pasuar nga Bullgaria me 10.2% si dhe dy vendet e rajonit, Maqedonia e Veriut dhe Serbia me 8.5% dhe 8.4%. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të ulët të personave të cilët janë shprehur se e kanë të pamundur të përballojnë lidhjen me internet në shtëpinë e tyre janë Norvegjia me 0.2%, Holanda me 0.4% dhe Zvicra me 0.5%.
Shqipëria renditet e para dhe nëse flasim për më të pasurit, ata të cilët klasifikohen në kuintilen e 5-të, pra 20%-shi më i pasur i popullsisë. Sipas Eurostat, 12.6% e më të pasurve në vendin tonë nuk e përballojnë lidhjen me internet në shtëpinë e tyre. Po ta analizojmë sipas statusit të punësimit, të dhënat tregojnë se janë rreth 38% e personave të papunë të cilët janë shprehur se nuk mund ta përballojnë lidhjen e internetit për përdorim personal në shtëpinë e tyre, duke e renditur Shqipërinë sërish të parën në Europë.
Sondazh

Tkurret numri i azilantëve shqiptarë në BE/ 6.1% më pak në Janar. Pakësohen largimet apo preferojnë më shumë Britaninë?
Shifrat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë se numri i kërkesave për azil e ka nisur me rënie vitin 2023. Përgjatë janarit të këtij......

Turizmi vijon "boom"-in edhe në Shkurt/ 51.5% më shumë hyrje, tejkalohet edhe viti 2020. Në rritje edhe daljet, me 40%
Statistikat e lëvizjes së shtetasve për muajin e dytë të këtij viti, të publikuar nga "Instituti i Statistikave", paraqesin një rritje të këtij treguesi,......

Ushqimet shqiptare, rekord historik eksportesh/ Shifrat e shkurtit, Italia blen 1/3-tën e totalit. Peshku, “mbreti” i “Made in Albania”
Shifrat e tregtisë së jashtme për shkurtin tregojnë se eksporti i produkteve ushqimore nga Shqipëria ka prekur nivele rekord historike. Gjatë muajit të dytë të......

Turizmi e nisi vitin me "këmbë të mbarë" / 68% më shumë të huaj nëpër hotele në janar
Strukturat akomoduese duket se e kanë nisur mbarë vitin 2023 referuar të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Sipas shifrave është rritur si......

Shqiptarët janë bërë më të lumtur! Por, sipas “Raportit Global të Lumturisë 2022”, mbetemi vendi i parafundit në rajon
“Raporti Global i Lumturisë 2023” e rendit Shqipërinë në vend të 83 mes 109 vendeve në total të marra në analizë, duke shënuar kështu për këtë edicion një......

Eurostat "zbut" inflacionin/ Çmimet u rritën më pak se në Europë, por ushqimet ngjiten me 11.8% përgjatë muajit shkurt
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt të vitit 2023, që mat rritjen e çmimeve sipas metodës së......

Privati, "dorëlëshuar" me rritjen e pagave? Instat: Në TIV 2022 rritje e ndjeshme e fondit të pagave nga biznesi
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2022 paraqiten me......

Ekonomia, e varur nga biznesi i vogël/ Zë 99.8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, pesha e të punësuarve në 81.6%
INSTAT ka publikuar statistikat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2021. Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore, 99.8%......