Bota Postuar më 7 Maj 2022, 10:59

25 milionë tonë drithëra të bllokuar në Ukrainë, ndër faktorët kryesorë të çmimeve të larta të ushqimeve!

Nga SCAN TV

Rreth 25 milionë ton drithëra janë bllokuar në Ukrainë dhe nuk mund të eksportohen për shkak të sfidave të infrastrukturës dhe porteve të bllokuara të Detit të Zi, përfshirë Mariupolin, deklaroi një zyrtar i agjencisë ushqimore të OKB-së.

Bllokimet janë një ndër faktorët kryesorë të çmimeve të larta të ushqimeve, që  arritën një rekord të lartë në mars, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, përpara se të lehtësoheshin pak në prill, deklaroi FAO. Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh në botë i misrit në sezonin 2020/21 dhe eksportuesi i gjashtë i grurit, sipas të dhënave të Këshillit Ndërkombëtar të Drithërave.

Sipas analistëve të tregut, kjo është një situatë thuajse groteske me afro 25 milionë ton drithë që mund të eksportohet, por që nuk mund të largohen nga vendi thjesht për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe bllokadës së porteve.

Që kur Moska filloi atë që ajo e quan një "operacion special ushtarak" në fund të shkurtit, Ukraina është detyruar të eksportojë grurë me tren në kufirin perëndimor ose nga portet e saj të vogla të lumit Danub dhe jo nga deti.

Në fillim të kësaj jave, kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë tha se ishte "seriozisht i shqetësuar" për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe se po punonte për të kërkuar zgjidhje së bashku me partnerët e tjerë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat