Biletat për fluturimet ajrore, më lirë - Hiqet tarifa e shërbimit 10 euro, përfitojnë 4 milionë pasagjerë!
Me qëllim rritjen e numrit të turistëve në vendin tonë edhe të fluturimeve të qytetarëve shqiptarë kundrejt shteteve të tjera, qeveria ka vendosur që të aplikojë një plan ndihme i cili synon eliminimin e tarifës së shërbimit, për kalimin me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë, në vlerën 10 euro, i cili aktualisht paguhet nga udhëtari në momentin e blerjes së biletës, te shoqëritë ajrore, pavarësisht vendit apo mënyrës së shitjes së biletës.
Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare është marrë nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore i cili në përbërje ka 5 anëtarë, me në krye ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Përfitues të këtij vendimi janë konsumatorët/pasagjerët e transportit ajror. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, nga skema pritet të përfitojnë rreth 4 milionë pasagjerë në vitin 2022, për të cilët do të zbatohet përjashtimi nga tarifa e shërbimi.
Ndihma shtetërore është në formën e eliminimit të detyrimit nga ana e shoqërive ajrore të përgjegjësisë që të arkëtojnë nëpërmjet shitjes së biletës tarifën e kalimit me avion të kufirit të Republikës së Shqipërisë dhe të transferimit të shumave të arkëtuara tek TIA.
Sipas vendimit, eliminimi i tarifës favorizon dhe lehtëson funksionimin e shërbimeve ajrore midis Shqipërisë dhe vendeve të huaja, duke gjeneruar një kërkesë shtesë për bileta të fluturimit me avion dhe në mënyrë indirekte do të përfitojnë të gjitha kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit ajror në tregun vendës.
Vendimi citon se kërkesa në rritje për numrin e fluturimeve do të ndikojë në tregtinë ndërkombëtare, pra masa ka efekt të kufizuar në konkurrencë, duke qenë se favorizon kompanitë që ofrojnë shërbime të transportit ajror drejt dhe nga Shqipëria. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar rezulton se vetëm në vendin tonë aplikohet tarifa e shërbimit për kalimin me avion të kufirit, në raport me vendet e rajonit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bashkitë do të financohen për investime në shkolla - Ministria e Arsimit hap thirrjen për aplikim. Masa e mbështetjes në varësi të popullsisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur thirrjen për aplikim nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV), për financimin/bashkëfinancimin e projekteve të......

Pse rregulli i aeroportit ‘100 ml’ mund të përfundojë së shpejti?!
Kërkesa për të futur lëngje në kontejnerë 100 mililitra dhe për të hequr pajisjet elektronike nga çanta ka qenë një element kryesor i udhëtimit ajror për gati......

Ndalen projektet e energjisë diellore në SHBA mes hetimeve për pjesë nga Kina!
Industria e energjisë diellore është futur në panik dhe projektet janë duke u ndalur pasi administrata e Biden nisi një hetim se disa CEO të energjisë diellorë......

Shkup: Opozita bllokon Kuvendin, kërkon zgjedhje parlamentare!
VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nëse shumica parlamentare refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme......

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: "Thellësisht i shqetësuar"!
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje......

“Droga” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, veprat penale që u dyfishuan gjatë vitit 2021!
Veprat penale janë rritur me 7.5% në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe......

Pakësohen me 898 milionë lekë fondet e investimeve! Shtohen anëtarët, por “tkurren” asetet! Si ndahet tregu mes 11 kompanive
Fondet e investimeve në Shqipëri pësuan në tre muajt e parë të vitit një ulje me 898 milionë lekë, ose 1.16 %, krahasuar me tremujorin pararadhës. Referuar të......

Ministria e Jashtme: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë!
Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexei Zaitsev. Zaitsev u tha gazetarëve se përdorimi i......