Shkup: Opozita bllokon Kuvendin, kërkon zgjedhje parlamentare!
VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nëse shumica parlamentare refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
"Do të nisim me bllokimin e punës së kuvendit. Bllokimi i punës do të përfshijë gjithçka përveç nëse do të ketë ligje për rritje pagash apo për ndonjë ndihmë për qytetarët. Gjithçka tjetër do të bllokohet nga Grupi Parlamentar i VMRO- DPMNE-së qoftë përmes amendamenteve apo fjalimeve në komisionet parlamentare”, ka deklaruar Mickoski. Sipas tij qeveria aktuale nuk e ka legjitimitetin për të vazhduar me qeverisjen e vendit.
Edhe opozita shqiptare pro zgjedhjeve
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami ka thënë se do t'i bashkëngjiten nismës së VMRO-DPMNE-së për bllokimin e kuvendit. Sipas tij qeveria aktuale ka humbur kredibilitetin dhe zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. Për zgjedhje të parakohshme parlamentare është edhe partia opozite shqiptare Aleanca për Shqiptarët.
LSDM: Bllokimi është rrugë e gabuar
Kjo që po bën VMRO-DPMNE-ja është gjëja më e papërgjegjshme që mund të bëjë dikush gjatë krizës më të madhe ekonomike, energjetike, shëndetësore dhe ushtarake në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, thotë kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski. Ai nuk do të pranojë takim liderësh për zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse VMRO-DPMNE-ja ka vendosur të bllokojë kuvendin.
Kryeministri thotë se kanë shumicë të qëndrueshme dhe qeveri nga zgjedhje të rregullta do të ketë në vitin 2024.
Grubi: Bllokimi i kuvendit akt destabilizues
Nënkryetari i qeverisë Artan Grubi vlerëson, se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk i shërbejnë vendit por strukturave që synojnë destabilizimin e rajonit. Ish-deputeti dhe analisti Abdylhadi Veseli vlerëson se bllokimi i kuvendit është hap i dhunshëm që ka për qëllim t'i shkaktojë dëme vendit duke penguar dy proceset kryesore, të cilat e presin siç janë hapja e Kushtetutës dhe arritja e ndonjë marrëveshjeje me Bullgarinë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: "Thellësisht i shqetësuar"!
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje......

“Droga” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, veprat penale që u dyfishuan gjatë vitit 2021!
Veprat penale janë rritur me 7.5% në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe......

Pakësohen me 898 milionë lekë fondet e investimeve! Shtohen anëtarët, por “tkurren” asetet! Si ndahet tregu mes 11 kompanive
Fondet e investimeve në Shqipëri pësuan në tre muajt e parë të vitit një ulje me 898 milionë lekë, ose 1.16 %, krahasuar me tremujorin pararadhës. Referuar të......

Ministria e Jashtme: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë!
Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexei Zaitsev. Zaitsev u tha gazetarëve se përdorimi i......

Banka e Anglisë rrit normën bazë në 1% - Presioni mbi çmimet do të vijojë, inflacioni pritet të rritet në 9%
Banka e Anglisë, e cila është banka qëndrore e Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi sërish rritjen e normës bazë të interesit në 1%, që është niveli më i lartë që......

“Hungaria, jo sanksioneve ndaj naftës ruse” - Orban: Do të ishte “bombë atomike” për ekonominë tonë. KE, me propozim të ri
Hungaria nuk mund të mbështesë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Europian, që përfshin një embargo ndaj importeve të naftës, në formën e saj aktuale,......

Çmimet e grurit në bursa bien me 1.5% - Por, regjistrojnë rritje javore për shkak të shqetësimeve të ofertës botërore
Kontratat e së ardhmes së grurit të Çikagos ranë 1.5% të premten, por tregu po regjistron një fitim javor me shtrëngimin e furnizimeve botërore që mbështesin......

Çmimet e ushqimeve, në rënie të lehtë - Agjencia e OKB-së, FAO: Siguria globale e ushqimit mbetet shqetësuese
Çmimet botërore të ushqimeve regjistruan rënie të lehtë në prill pasi arritën një rekord të lartë në mars, por siguria globale e ushqimit mbeti një shqetësim......