Shqipëria Postuar më 7 Maj 2022, 10:50

Bashkitë do të financohen për investime në shkolla - Ministria e Arsimit hap thirrjen për aplikim. Masa e mbështetjes në varësi të popullsisë

Nga SCAN TV

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur thirrjen për aplikim nga njësitë e vetëqeverisjes  vendore (NJVV), për financimin/bashkëfinancimin e projekteve të reja të infrastrukturës shkollore dhe sportive.

Referuar udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, aplikimi kryhet nga njësitë e pushtetit vendor pranë MAS-it, brenda afatit të përcaktuar në thirrjen e shpallur dhe kundrejt depozitimit të kërkesës zyrtare dhe  dokumentacionit shoqërues të kërkuar.

Procedura e vlerësimit të projekteve do të kryhet nga Komisioni i ngritur nga ministri i Arsimit dhe Sportit, dhe të gjitha projektet e aplikuara do të renditen me pikë, bazuar në vlerësimin e kryer nga Komisioni. Numri i projekteve që financohen do të  varet nga fondi në dispozicion, numri i projekteve  të aplikuara, përmbushja e kritereve të aplikimit të, si dhe niveli i bashkëfinancimit nga Njësitë e pushtetit vendor.

Në thirrjen e shpallur përcaktohet niveli përkatës i bashkëfinancimit, në varësi me numrin e popullsisë së Njësisë. Sipas udhëzimit, financimi i projekteve të infrastrukturës shkollore dhe sportive do të kryhet në dy vite buxhetore. Financimi për projektet fituese fillon nga jo më pak se 15% të vlerës së plotë të projektit për popullsi nën 50 mijë banorë, jo më pak se 20 % për popullsi mbi 50 mijë banorë dhe jo më pak se 25 % për popullsi mbi 100 mijë banorë.

Projektet shpallen fituese me urdhër të  ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe njoftimi i fituesve publikohet në website- in e MAS-it. Njësitë vendore do të njoftohen zyrtarisht për financimin e përfituar.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat