Rritja e normën bazë nga BQE - Villeroy: Duhet të kthehet në territor pozitiv deri në fund të vitit
Banka Qendrore Europiane duhet të rrisë normën bazë të interesit në territor pozitiv këtë vit, deklaroi shefi i bankës qendrore franceze, Francois Villeroy de Galhau, komente që tregojnë mbështetjen e tij për të paktën tre rritje të normës në 2022.
BQE ka lëvizur ngadalë për të hequr mbështetjen këtë vit, por inflacioni i lartë rekord dhe rritja e pritjeve afatgjata të çmimeve kanë nxitur një numër në rritje të politikëbërësve të mbrojnë një fund më të shpejtë të një eksperimenti gati dhjetëvjeçar me mbështetje jokonvencionale.
Në hapin e parë, BQE duhet t'i japë fund blerjeve të bonove në fund të qershorit, më pas të rrisë normat e saj me 0.5 pikë përqindje në takimet radhës së politikës monetare, tha Villeroy, duke refuzuar të specifikojë datën e tij të preferuar.
Olli Rehn, guvernatori i bankës qendrore të Finlandës dhe një zë i moderuar në Këshillin Drejtues, bëri gjithashtu thirrje për veprim të shpejtë. "Ne duhet të parandalojmë rritjen e mëtejshme të inflacionit dhe duhet të shkojmë relativisht shpejt në zero e të vazhdojmë procesin gradual të normalizimit të politikës monetare, siç kemi bërë”, tha Rehn.
Mjaft politikëbërës, kanë apeluar për një lëvizje në korrik, duke sugjeruar se një rritje e normës bazë në verë është tani opsioni më i mundshëm.
Me normën e depozitave në -0.5%, rikthimi në territor pozitiv do të sugjeronte të paktën tre rritje të normës me 25 pikë bazë, duke filluar me rritjen e parë të BQE-së që nga viti 2011, nëse do të ndiqeje qasja "graduale" e mbrojtur nga Villeroy.
Bordi drejtues i bankës do të mblidhet më 9 qershor, por një rritje është përjashtuar pasi së pari duhet të përfundojë blerja e aktiveve, çka nuk pritet deri në fund të muajit të ardhshëm.
SCAN
Sondazh

Biletat për fluturimet ajrore, më lirë - Hiqet tarifa e shërbimit 10 euro, përfitojnë 4 milionë pasagjerë!
Me qëllim rritjen e numrit të turistëve në vendin tonë edhe të fluturimeve të qytetarëve shqiptarë kundrejt shteteve të tjera, qeveria ka vendosur që të......

Bashkitë do të financohen për investime në shkolla - Ministria e Arsimit hap thirrjen për aplikim. Masa e mbështetjes në varësi të popullsisë
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur thirrjen për aplikim nga njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV), për financimin/bashkëfinancimin e projekteve të......

Pse rregulli i aeroportit ‘100 ml’ mund të përfundojë së shpejti?!
Kërkesa për të futur lëngje në kontejnerë 100 mililitra dhe për të hequr pajisjet elektronike nga çanta ka qenë një element kryesor i udhëtimit ajror për gati......

Ndalen projektet e energjisë diellore në SHBA mes hetimeve për pjesë nga Kina!
Industria e energjisë diellore është futur në panik dhe projektet janë duke u ndalur pasi administrata e Biden nisi një hetim se disa CEO të energjisë diellorë......

Shkup: Opozita bllokon Kuvendin, kërkon zgjedhje parlamentare!
VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë punën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, nëse shumica parlamentare refuzon kërkesën e saj për zgjedhje të parakohshme......

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: "Thellësisht i shqetësuar"!
Dy muaj pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli i Sigurimit për herë të parë ka rënë dakord për një deklaratë në lidhje me luftën në Ukrainë, madje......

“Droga” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, veprat penale që u dyfishuan gjatë vitit 2021!
Veprat penale janë rritur me 7.5% në vitin 2020, krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi statistikat e krimeve dhe......

Pakësohen me 898 milionë lekë fondet e investimeve! Shtohen anëtarët, por “tkurren” asetet! Si ndahet tregu mes 11 kompanive
Fondet e investimeve në Shqipëri pësuan në tre muajt e parë të vitit një ulje me 898 milionë lekë, ose 1.16 %, krahasuar me tremujorin pararadhës. Referuar të......