2023, vit surprizues për turizmin - Rama: 10.1 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë

Pritshmëritë e turizmit për 2023 kaluan, duke thyer një rekord shifrash për turistët të cilët kanë vizituar Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton se 10.1 milionë vizitorë të huaj kanë arritur të shijojnë Shqipërinë nga janari në dhjetor të vitit 2023 duke e bërë që parashikimet të jenë surprizuese.
Duke krahasuar shifrat sipas Institutit të Statistikave, jo vetëm sezoni veror ka përthithur turistë, por e dukshme shihet që edhe dhjetori ka kontribuar ndjeshëm me festat e fundvitit. Kjo pasi në vetëm 11 muajt e parë, Instat raporton se në territorin shqiptar kanë hyrë mbi 9 mln e 500 mijë shtetas të huaj, e për t’u kapitulluar në 10.1 milion në 12 muaj.
Por si është raporti i një muaji i cili nuk është në kulmin e sezonit turistik?
Referuar Institutit të Statistikave, pavarësisht se muaji tetor nuk bën pjesë në ato muajt ku kulmojnë vizitat e turistëve, sërish ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me atë të muajit tetor të vitit 2022.
Numri i vizitorëve në tërësi është rritur në 41.4%, e kësisoj të njëjtën ecuri ndjekin dhe dy treguesit e mëposhtëm si numri I vizitorëve resident është rritur me 44% si dhe jo-rezident në 39.3%.
Për t’u ndalur në netë qëndrimet gjatë këtij muaji në 2023, statistikat tregojnë se është rritur gjithsej me 68.8% krahasuar me periudhën paralele të vitit të mëparshëm. Për të vijuar që edhe dy treguesit e mëposhtëm ndjekin të njëjtën rrjedhë, numri I netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 78.9% si dhe I netë qëndrimeve jo-rezident është rritur me 62.1%.
Diamila Leka/SCAN
Sondazh

“Të rriten tenderët e gjelbër” - APP: Autoritetet të përdorin kritere mjedisore dhe sociale. Prioritet jo çmimi i ulët
Draft Strategjia Kombëtare për Prokurimin Publik 2024 -2030 synon rritjen e prokurimeve të gjelbra. Sipas dokumentit të nxjerrë për konsultim publik,......

Familjet me arsim 8-9 vjeçar rrisin konsumin - Rreth 14% më shumë në vitin 2022, ato me arsim të mesëm dhe të lartë konsumuan më pak
Niveli i arsimimit konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit të mirëqenies qoftë në aspektin individual apo edhe atë familjar. Sipas të dhënave të......

Si do të vlerësohen banesat me rregullin e ri? - Shembujt/ Apartamentet në të njëjtën zonë kanë vlerë zyrtare të ndryshme
Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të......

Rusia, furnizuesi më i madh i energjisë për Turqinë - Vendi importoi 49.93% të naftës nga Moska
Rusia është eksportuesi kryesor i gazit natyror në Turqi me një pjesë prej 59.14 % në tetorin e vitit të kaluar. Në tetor 2023, Turqia importoi 49.93 % të......

153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë - Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, nga Serbia janë......

Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/ Në vëmendje inovacioni dhe burimet njerëzore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike në mënyrë të detajuar arritjet dhe reformat e ndërmarra gjatë vitit 2023 për të gjithë sektorët si......

Për të qenë miliarder duhet të kesh lindur në 30 nëntor! - Sipas ekspertëve financiarë të lindësh në këtë datë është shumë e rëndësishme
Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të......

Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se tensionet në Lindjen e Mesme u zbehën nga......