Si do të vlerësohen banesat me rregullin e ri? - Shembujt/ Apartamentet në të njëjtën zonë kanë vlerë zyrtare të ndryshme
Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të ndryshme për qytete dhe zona të ndryshme brenda një qyteti. Në vitin 2023, qeveria miratoi çmimet e reja të referencës në Tiranë të cilat pësuan një rritje të konsiderueshme.
Për shembull në zonën e Porcelanit çmimi aktual i referencës është 98.500 lekë/m2. Por tashmë, ky çmim nuk do të jetë unifikues, pasi secilit posedues apartamenti apo ndërtese, në momentin e shitjes do t’i bëhet edhe zbritja përkatëse duke marrë në konsideratë moshën e saj.
Pra nëse një apartament 100 m katror në këtë zonë shumëzuar me çmimin reference 98.500 lekë/m2, kushton 9 milionë e 850 mijë lekë dhe ka një moshë 30 vjeçare, çmimi i referencës amortizohet me 30 %, duke zbritur 2 milionë 955 mijë lekë, dhe totali arrin në 6 milionë e 895 mijë lekë. Në këtë mënyrë banesat më të amortizuara do të kenë vlerë më të ulët zyrtare.
Ky udhëzim që vjen si kompletim i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, që ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2024, pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në tregun e shit-blerjeve të pasurive të paluajtshmne, duke u pasur me ulje të interesit për të blerë njësi banimi të vjetra si dhe do të ulë kostot për ndërtuesit apo shtetin, në rastet kur blejnë terrene të zëna nga ndërtesa të vjetra dhe që duhet ti shpronësojnë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Rusia, furnizuesi më i madh i energjisë për Turqinë - Vendi importoi 49.93% të naftës nga Moska
Rusia është eksportuesi kryesor i gazit natyror në Turqi me një pjesë prej 59.14 % në tetorin e vitit të kaluar. Në tetor 2023, Turqia importoi 49.93 % të......

153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë - Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, nga Serbia janë......

Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/ Në vëmendje inovacioni dhe burimet njerëzore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike në mënyrë të detajuar arritjet dhe reformat e ndërmarra gjatë vitit 2023 për të gjithë sektorët si......

Për të qenë miliarder duhet të kesh lindur në 30 nëntor! - Sipas ekspertëve financiarë të lindësh në këtë datë është shumë e rëndësishme
Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të......

Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se tensionet në Lindjen e Mesme u zbehën nga......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.096 USD - Tregjet presin inflacionin dhe miratimin e ETF-ve në SHBA
Dollari amerikan ka ndalur fitimet e realizuara gjatë sesionit të kaluar amerikan, pasi investitorët rikonfirmuan bastet për uljen e interesave nga Rezerva......

Prodhuesit britanikë, “kundër” Kinës dhe SHBA - Pjesa më e madhe nuk i shohin më si konkurentë Francën dhe Gjermaninë
Shumica e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar e shohin vendin e tyre si më konkurrues për të lokalizuar aktivitetet. Më shumë se gjysma e prodhuesve në......

Franca synon centralet bërthamore - Objektivi, largimi nga karburantet fosile për energji
Franca synon të ndërtojë tetë termocentrale të reja bërthamore në vitet e ardhshëm, përveç gjashtëve të planifikuara tashmë, shumë më tepër se sa ishte......