Familjet me arsim 8-9 vjeçar rrisin konsumin - Rreth 14% më shumë në vitin 2022, ato me arsim të mesëm dhe të lartë konsumuan më pak
Niveli i arsimimit konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit të mirëqenies qoftë në aspektin individual apo edhe atë familjar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, mbi shpenzimet sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit, rezulton se në vitin 2022, familjet që kishin kryefamiljar me arsim 8-vjeçar shpenzuan më shumë se një vit më parë.
Kjo kategori është e vetmja që ka pësuar rritje. Nëse do të analizonim shifrat që i përkasin vitit 2021 dhe 2022, shpenzimet e familjeve ku kryefamiljari është me arsim 8-vjeçar janë rritur me 14% përgjatë këtyre dy viteve, ndërsa për dy kategoritë e tjera, pra për ato familje ku kryefamiljari është me arsim të mesëm apo të lartë, shpenzimet vjetore janë ulur me 3% dhe 2% respektivisht.
Konkretisht në vitin 2022, familjet me kryefamiljarë me arsim 8-vjeçar shpenzuan 85,388 lekë në muaj, familjet me kryefamiljar me arsim të mesëm shpenzuan 85,175 lekë në muaj dhe familjet me kryefamiljar me arsim të lartë shpenzuan 107,233 lekë në muaj. Ndërkohë, sa i përket ndryshimit vjetor të shpenzimeve totale për konsum themi se ato janë rritur me 5%.
Në një analizë më të gjerë, duke konsideruar të dhënat e shpenzimeve mujore për secilin qark, rezulton se në qarkun e Kukësit familjet të cilat kanë një kryefamiljar me arsim 8-vjeçar po shpenzojnë 27.8% më shumë në muaj duke e renditur atë si qarkun me rritjen më të lartë vjetore.
Në ekstremin tjetër, pra me rritjen më të ulët të shpenzimeve mujore për të njëjtën kategori familjeje, ndodhet qarku i Elbasanit ku rritja nominale është vetëm 0.4 %. Në familjet me kryefamiljar me arsim të mesëm vetëm qarku i Shkodrës, Gjirokastrës dhe Tiranës kanë shënuar rritje.
Nga ana tjetër, sa i përket familjeve me kryefamiljar me arsim të lartë, shpenzimet mujore në 6 qarqe të vendit u rritën minimalisht me 0.3% dhe maksimalisht me 28%, ndërsa në 6 qarqe të tjera rënia varion nga -3.8% në -23.5%.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Si do të vlerësohen banesat me rregullin e ri? - Shembujt/ Apartamentet në të njëjtën zonë kanë vlerë zyrtare të ndryshme
Çmimet e referencës korrespondojnë me vlerën zyrtare që ka një zonë dhe që pasqyrohet në kontratat e shit-blerjeve të pasurisë së paluajtshme. Çmimet janë të......

Rusia, furnizuesi më i madh i energjisë për Turqinë - Vendi importoi 49.93% të naftës nga Moska
Rusia është eksportuesi kryesor i gazit natyror në Turqi me një pjesë prej 59.14 % në tetorin e vitit të kaluar. Në tetor 2023, Turqia importoi 49.93 % të......

153 mln euro më pak mallra serbe në Kosovë - Regjistrohet një rënie prej 44.8% të importeve gjatë vitit të kaluar
Në vitin 2023 Kosova ka importuar dukshëm më pak mallra nga Serbia. Të dhënat e Doganës së Kosovës, tregojnë se gjatë vitit të kaluar, nga Serbia janë......

Arritjet dhe sfidat për infrastrukturën dhe energjinë - Analiza/ Në vëmendje inovacioni dhe burimet njerëzore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publike në mënyrë të detajuar arritjet dhe reformat e ndërmarra gjatë vitit 2023 për të gjithë sektorët si......

Për të qenë miliarder duhet të kesh lindur në 30 nëntor! - Sipas ekspertëve financiarë të lindësh në këtë datë është shumë e rëndësishme
Të bëhesh miliarder mund të jetë thjesht një ëndërr për shumë njerëz, por një studim i ri zbulon se kjo mund të vijë edhe për shkak të ditës tënde të......

Nafta humb mbi 3% të vlerës - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e furnizimit të tregut
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë, për shkak se tensionet në Lindjen e Mesme u zbehën nga......

Euro, e qëndrueshme pranë 1.096 USD - Tregjet presin inflacionin dhe miratimin e ETF-ve në SHBA
Dollari amerikan ka ndalur fitimet e realizuara gjatë sesionit të kaluar amerikan, pasi investitorët rikonfirmuan bastet për uljen e interesave nga Rezerva......

Prodhuesit britanikë, “kundër” Kinës dhe SHBA - Pjesa më e madhe nuk i shohin më si konkurentë Francën dhe Gjermaninë
Shumica e prodhuesve në Mbretërinë e Bashkuar e shohin vendin e tyre si më konkurrues për të lokalizuar aktivitetet. Më shumë se gjysma e prodhuesve në......