2022, qindra pronarë drejt gjykatave - Vetëm gjatë prillit janë ngritur kundër ATP 49 padi në gjykata
Ndërsa nuk funksionon për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese, por edhe në një kohë kur drejtuesit e saj kryesorë janë dërguar për Kallëzim penal në Spak, Agjencia e Trajtimit të Pronave po përballet gjatë pjesës së parë të vitit me flukse të lartë padish gjyqësore.
Sipas të dhënave të saj zyrtare, 49 padi kundër saj janë ngritur nga pronarët nëpër gjykata vetëm gjatë muajit prill. Flukse të larta padish janë shënuar edhe gjatë muajve të mëparshëm: 29 në mars, 56 në shkurt dhe 31 në janar, duke e çuar kështu në 165 numrin total të ankimimeve në rrugë gjyqësore të vendimeve të saj.
Flukset janë pak a shumë të njëjta me një vit më parë, kur sektori i përfaqësimit ligjor ka ankimuar mbi 800 vendime, ndërkohë që planifikonte të mbyllte 1 mijë. Sipas të dhënave zyrtare të vetë Agjencisë, gjatë vitit të shkuar Sektori i përfaqësimit ligjor ka mbyllur 844 “Vendime të Ankimuara” në të gjitha gjykatat e vendit, ndërkohë që po në këtë periudhë janë depozituar 732 padi në të gjitha gjykatat e vendit, në gjykatat e rretheve, në gjykatat e apelit, në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe në apelin administrative.
Ndërkohë që ndryshimet e sapomiratuara nga Ministria e Drejtësisë në Ligjin e Pronave, pritet të sjellin rritje të mëtejshme të padive ndaj Agjencisë, për shkak se ato reduktojnë edhe më tej vlerat e kompensimeve që përfitojnë pronarët. Ndryshimet në fjalë erdhën si pasojë e shfuqizimit të dy neneve të Ligjit për Trajtimin e Pronës nga Gjykata Kushtetuese në shkurt të vitit 2021, dhe një detyrimi nga Gjykata e Strasburgut që pronarët të kompensohen me jo më pak se 10% e vlerës reale të pronës.
Ndërkohë që shoqatat e pronarëve paralajmërojnë se ndryshimet e sapomiratuara nga Ministria e Drejtësisë e ulin vlerën e kompensimit nën kufirin prej 10% të vendosur nga Strasburgu, shkak për të cilin do ta dërgojnë përsëri Ligjin në Kushtetuese.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Merr fund “saga” e tenderit për blerjen e energjisë - KESH shpall fituesin për platformën që do kushtojë 173.5 milionë lekë, në garë vetëm 1 kompani
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese që do të ngrejë platformën e shit-blerjes së energjisë elektrike, pas një procedure......

Shërbimet online, probleme me aplikimet e pronave - Brahaj: Dokumenteve online u mungojnë të dhënat e rëndësishme, kosto për qytetarët
Shumë prej institucioneve publike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me çështjet e pronës, nuk janë përgatitur ende për të ofruar shërbimet online, duke......

Zhvillimi i aktivitetit minerar - Plani 3-vjeçar/Qeveria planifikon rritjen e prodhimit deri në 5% në vit
Programi i veprimit 3-vjeçar 2022-2024 në sektorin minerar parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit, një shifër e njëjtë me planin e......

“Shërbimet online krijuan vështirësi për bizneset” - Bilali: Problematikat po reduktohen. Shtyhen aplikimet për financimin e start-upeve
Mbyllja e sporteleve fizike në vend që nga 1 Maji, ka vendosur në vështirësi bizneset në marrjen e shërbimeve on line. Në një intervistë për SCAN TV,......

Forcohet kontrolli për SHA-të publike - Pr.Ligji/ Drejtuesit angazhim të ulët, masa me bllokim të fondeve
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë......

Rusia: Gjermania po rrezikon sigurinë europiane duke 'rimilitarizuar'!
Rusia të premten akuzoi Gjermaninë për çekuilibër të sigurisë europiane duke "rimilitarizuar", ndërsa Berlini lëviz për të rritur shpenzimet e tij ushtarake në......

Inflacioni turk rritet në 73%, më i larti që nga viti 1998!
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u hodh në nivelin më të lartë të 24 viteve prej 73.5% në maj, i nxitur nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të......

Një shtrirje e rrallë me 5 planetë do të pushtojë qiellin këtë muaj!
Mos harroni të shikoni qiellin këtë fundjavë për të parë fillimin e një shtrirjeje të rrallë, me pesë planete, të cilat do zbukurojnë qiellin e natës. Duke......