Zhvillimi i aktivitetit minerar - Plani 3-vjeçar/Qeveria planifikon rritjen e prodhimit deri në 5% në vit
Programi i veprimit 3-vjeçar 2022-2024 në sektorin minerar parashikon një rritje të produktit vjetor deri në 5% në vit, një shifër e njëjtë me planin e deritaniëshm. Këshilli i Ministrave ka miratuar dokumentin që orienton zhvillimin e sektorit për këtë periudhë, që ndër të tjera kërkon shfrytëzim racional të rezervave minerare dhe miradministrim të kësaj pasurie kombëtare.
Po ashtu, vendimi përcakton zhvillimin e veprimtarive minerare, duke përdorur teknologji bashkëkohore, që të parandalojnë dëmtimet mjedisore, shkarkimet në mjedis etj., mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe mjedisit si dhe zhvillimin e këtij aktiviteti me ndikim minimal në panoramën dhe relievin. Ndërkaq, zonat minerare se ku parashikohet të hapen procedurat konkurruese nuk janë zbardhur ende, ndërkohë që ndryshe nga praktika e ndjekur në miartimin e planit paraardhës 2019-2021, projektvendimi nuk u nxorr për konsultim publik.
Kjo pasi në atë kohë drafti, i shoqëruar edhe nga plani konkret me zonat konkrete minerare dhe llojet e mineraleve u publikua paraprakisht, përpara se të merrte miratimin përfundimtra në qeveri. Plani i kaluar parashikonte zhvillimin e sektorit minerar në nxjerrjen e gurit gëlqeror, gurit dekorativ dhe gurit gëlqeror të mermerizuar, me 68 zona, teksa nxjerrja e kromit përfshinte hapjen e procedurave për investitoret e interesuar në 5 zona minerare.
Ndërkaq, sipas programit të miratuar për 3-vjeçarin në vijim, zonat minerare, në të cilat është revokuar leja minerare apo mund të revokohet leja minerare për shkaqe ligjore, mund të shpallen si zona të reja konkurruese, pavarësisht se nuk janë përfshirë në programin 2022-2024.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

“Shërbimet online krijuan vështirësi për bizneset” - Bilali: Problematikat po reduktohen. Shtyhen aplikimet për financimin e start-upeve
Mbyllja e sporteleve fizike në vend që nga 1 Maji, ka vendosur në vështirësi bizneset në marrjen e shërbimeve on line. Në një intervistë për SCAN TV,......

Forcohet kontrolli për SHA-të publike - Pr.Ligji/ Drejtuesit angazhim të ulët, masa me bllokim të fondeve
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë......

Rusia: Gjermania po rrezikon sigurinë europiane duke 'rimilitarizuar'!
Rusia të premten akuzoi Gjermaninë për çekuilibër të sigurisë europiane duke "rimilitarizuar", ndërsa Berlini lëviz për të rritur shpenzimet e tij ushtarake në......

Inflacioni turk rritet në 73%, më i larti që nga viti 1998!
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u hodh në nivelin më të lartë të 24 viteve prej 73.5% në maj, i nxitur nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të......

Një shtrirje e rrallë me 5 planetë do të pushtojë qiellin këtë muaj!
Mos harroni të shikoni qiellin këtë fundjavë për të parë fillimin e një shtrirjeje të rrallë, me pesë planete, të cilat do zbukurojnë qiellin e natës. Duke......

Plazhi, ku janë çmimet më të shtrenjta? Shifrat e “Airbnb” dhe bilancet rrëzojnë “mitin e jugut”, në veri, resortet fitojnë më shumë!
Çdo prag sezoni turistik, por edhe në vijim të tij, rrjetet sociale “dynden” me fotografi faturash të “kripura” nga bregdeti shqiptar, ndërkohë që çështje të......

Dëshira për përfitim nxit formalizimin e fermerëve: 28.3% më shumë se në vitin 2020, Dibra shënon rritjen më të lartë!
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 rezulton të jetë rritur me 28.3%, krahasuar me fundin e vitit 2020. Të dhënat e regjistrit të......

“Stamles’, “General Electric”, ‘SITA’ e ‘Portland Çimento’. Kush ishin aksionerët e kompanive të famshme në Shqipërinë e viteve ’20 (Emrat)
https://www.youtube.com/watch?v=cCCPBqYE8mA Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Praktika e themelimit të kompanive me kapital të përbashkët dhe me aksione......