Forcohet kontrolli për SHA-të publike - Pr.Ligji/ Drejtuesit angazhim të ulët, masa me bllokim të fondeve
Ministria e Financave ka hedhur për konsultim një projektligj të ri i cili synon të rrisë kontrollin financiar dhe të shmangë rastet e korrupsionit në njësitë publike. Drafti për disa ndryshime në ligjin “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” , e shtrin detyrimin për raportimin e gjendjes së sistemit të kontrollit të brendshëm edhe në shoqëritë tregtare të cilat zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga njësit e qeverisjes së përgjithshme duke mundësuar një monitorim më të zgjeruar të funksionalitetit të këtij sistemi.
Bëhet fjalë kryesisht për ato ente publike siç janë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve apo të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat funksionojnë në një farë forme pavarura financiarisht, edhe pse kërkojnë subvencion të vazhdueshme nga buxheti. Ndërkohë sipas dokumentit, bazuar në vlerësimet e vazhdueshme të sistemit të kontrollit të brendshëm, evidentohet se, problematikat vijnë kryesisht si pasojë e mosangazhimit të duhur të stafit si dhe nivelit të ulët të ndërgjegjësimit të menaxherëve në njësitë publike.
Gjithashtu, shpeshherë strukturat e njësive publike nuk janë të mjaftueshme për realizimin me sukses të aktiviteteve dhe implementimit të një sistemi efektiv të menaxhimit financiar dhe kontrollit. Në optikën e Ministrisë së Financave, pavarësisht ofrimit të asistencës teknike në zbatimin e instrumenteve kryesorë të menaxhimit financiar dhe kontrollit, performanca e tyre në përmbushjen e kërkesave ligjore të fushës mbetet në nivele të ulta.
Me rishikimin e ligjit të menaxhimit financiar dhe kontrollit, propozohet gjithashtu ndërmarrja e disa masave disiplinore sanksionuese për forcimin e përgjegjshmërisë menaxheriale në funksion të zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi me qëllim ndikimin edhe në përmirësimin e performancës së veprimtarisë së njësive publike. Masat lidhen me bllokimin e përkohshëm të përdorimit të fondeve buxhetore si dhe shkarkime nga detyra.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Rusia: Gjermania po rrezikon sigurinë europiane duke 'rimilitarizuar'!
Rusia të premten akuzoi Gjermaninë për çekuilibër të sigurisë europiane duke "rimilitarizuar", ndërsa Berlini lëviz për të rritur shpenzimet e tij ushtarake në......

Inflacioni turk rritet në 73%, më i larti që nga viti 1998!
Norma vjetore e inflacionit të Turqisë u hodh në nivelin më të lartë të 24 viteve prej 73.5% në maj, i nxitur nga lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve të......

Një shtrirje e rrallë me 5 planetë do të pushtojë qiellin këtë muaj!
Mos harroni të shikoni qiellin këtë fundjavë për të parë fillimin e një shtrirjeje të rrallë, me pesë planete, të cilat do zbukurojnë qiellin e natës. Duke......

Plazhi, ku janë çmimet më të shtrenjta? Shifrat e “Airbnb” dhe bilancet rrëzojnë “mitin e jugut”, në veri, resortet fitojnë më shumë!
Çdo prag sezoni turistik, por edhe në vijim të tij, rrjetet sociale “dynden” me fotografi faturash të “kripura” nga bregdeti shqiptar, ndërkohë që çështje të......

Dëshira për përfitim nxit formalizimin e fermerëve: 28.3% më shumë se në vitin 2020, Dibra shënon rritjen më të lartë!
Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2021 rezulton të jetë rritur me 28.3%, krahasuar me fundin e vitit 2020. Të dhënat e regjistrit të......

“Stamles’, “General Electric”, ‘SITA’ e ‘Portland Çimento’. Kush ishin aksionerët e kompanive të famshme në Shqipërinë e viteve ’20 (Emrat)
https://www.youtube.com/watch?v=cCCPBqYE8mA Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN Praktika e themelimit të kompanive me kapital të përbashkët dhe me aksione......

Sa flori ka në tokë? - Pse ari i nxjerrë nga asteroidet do të shkaktonte kolaps në ekonominë botërore!
Për mijëra vjet, ari është vlerësuar për bukurinë, lakueshmërinë dhe rrallësinë e tij. Sipas Këshillit Botëror të Arit, aktualisht ka rreth 205,238 tonë ar të......

Dollari, fitimet e para javore në 3 javë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Dollari i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore për herë të parë në 3 javët e fundit. Megjithatë, investitorët po......