Dollari, fitimet e para javore në 3 javë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Dollari i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë fitime javore për herë të parë në 3 javët e fundit. Megjithatë, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA, që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, dhe mund të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
Analistët parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 50 pikë bazë në dy takimet e ardhshme, të qershorit dhe të korrikut. Në sesionin e kaluar, dollari amerikan humbi rreth 0.9% të vlerës përballë euros dhe po tregtohet në rreth 1.0750. Ndërkohë, volumi i tregtisë pritet të jetë i ulët për shkak të festave kombëtare në Kinë, Hong Kong dhe Britani. Në sesionin aziatik, jeni japonez është gjendur nën presion nga normat shumë të ulëta të interesit të bankës qëndrore.
Për këtë arsye jeni ka rënë me rreth 2%, gjatë kësaj jave përballë dollarit amerikan, në rreth 129.8. Në tregun e kriptovalutave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm, në mbi 30,000 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1,800 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat zgjerojnë fitimet - Tregjet presin mbledhjen e BQE dhe punësimin në SHBA
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi punësimin që do të publikohen në......

Brenti i Londrës tregtohet në mbi 117 dollarë - OPEC+ rrit prodhimin me 648 mijë fuçi në ditë, nuk është e mjaftueshme!
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë u rrit ndjeshëm për shkak të dyshimeve nëse prodhuesit që janë pjesë e OPEC+ do......

Si përcaktohen kurset e këmbimit të monedhës? – Çfarë duhet ta dinë të gjithë ata që blejnë dollarë dhe euro
Kurset e këmbimit të monedhës mund të duken të paparashikueshme. Por ju duhet të kuptoni se nga janë formuar ato për të blerë dhe shitur valutë të huaj me një......

Turqia ‘ribrandon’ veten – Kombet e Bashkuara bien dakord për ndryshimin e emrit!
Vendi tani quhet "Türkiye" në sallat e Kombeve të Bashkuara, të cilët ranë dakord të njohin ndryshimin të mërkurën pas një kërkese nga qeveria e Turqisë.......

Firmat e kriptomonedhave thonë se mijëra monedha dixhitale do të ‘shemben’ – Aktualisht janë rreth 19 mijë të tilla
Disa lojtarë të industrisë së kriptomonedhave i kanë thënë CNBC se mijëra monedha dixhitalë ka të ngjarë të zhduken ndërsa numri i blockchain-eve në ekzistencë......

Java mbyllet e ‘kuqe’ për valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javën negativisht pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e enjte teksa blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.2 lekë......

Zyrtarët ukrainas me një nismë diplomatike për anëtarësim të shpejtë në BE – Macron: Mund të duhen 20 vjet që Ukraina të bëhet anëtare
Zyrtarët ukrainas po ndërmarrin një nismë të përbashkët diplomatike për të nisur rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, pasi skepticizmi mbetet në një......

Si ndryshoi kontrata e Koncesionit Thumanë-Kashar/ Investimi, 226 milionë euro. Pagesa për rrugë nga makinat, jo më pak se 2.1 euro, pa TVSH
Kompania koncesionare që do të projektojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura......