Brenti i Londrës tregtohet në mbi 117 dollarë - OPEC+ rrit prodhimin me 648 mijë fuçi në ditë, nuk është e mjaftueshme!
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një ditë më parë u rrit ndjeshëm për shkak të dyshimeve nëse prodhuesit që janë pjesë e OPEC+ do të mund të rrisin prodhimin, në mënyrë që të plotësojnë mungesën e Rusisë.
Për këtë arsye, nafta Brent e Londrës është rritur në mbi 117.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 117 dollarë për fuçi. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, ranë rakord të rrisin prodhimin me 648,000 fuçi në ditë gjatë korrikut dhe gushtit, nga 432,000 fuçi që parashikohej në marrëveshjen fillestare.
Por, sipas analistëve kjo rritje është e pamjaftueshme për t’ju përgjigjur kërkesës gjithmonë e në rritje, sidomos në Europë dhe në SHBA. Prodhimi në Rusi ka rënë me rreth 1 milionë fuçi në ditë, që kur filloi pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, dhe pritet të bjerë edhe më tej për shkak të sanksioneve të Bashkimit Europian.
Gjithsesi, nafta Brent e Londrës pritet të bjerë lehtë gjatë kësaj jave, ndërsa nafta Bruto amerikane pritet të publikojë fitime prej rreth 1.5%. Në anën tjetër, të dhënat e qeverisë amerikane treguan se rezervat e naftës bruto ranë më shumë se parashikimet e analistëve, gjatë javës që u mbyll më 27 maj.
SCAN
Sondazh

Si përcaktohen kurset e këmbimit të monedhës? – Çfarë duhet ta dinë të gjithë ata që blejnë dollarë dhe euro
Kurset e këmbimit të monedhës mund të duken të paparashikueshme. Por ju duhet të kuptoni se nga janë formuar ato për të blerë dhe shitur valutë të huaj me një......

Turqia ‘ribrandon’ veten – Kombet e Bashkuara bien dakord për ndryshimin e emrit!
Vendi tani quhet "Türkiye" në sallat e Kombeve të Bashkuara, të cilët ranë dakord të njohin ndryshimin të mërkurën pas një kërkese nga qeveria e Turqisë.......

Firmat e kriptomonedhave thonë se mijëra monedha dixhitale do të ‘shemben’ – Aktualisht janë rreth 19 mijë të tilla
Disa lojtarë të industrisë së kriptomonedhave i kanë thënë CNBC se mijëra monedha dixhitalë ka të ngjarë të zhduken ndërsa numri i blockchain-eve në ekzistencë......

Java mbyllet e ‘kuqe’ për valutat kryesore përballë monedhës vendase!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javën negativisht pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e enjte teksa blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.2 lekë......

Zyrtarët ukrainas me një nismë diplomatike për anëtarësim të shpejtë në BE – Macron: Mund të duhen 20 vjet që Ukraina të bëhet anëtare
Zyrtarët ukrainas po ndërmarrin një nismë të përbashkët diplomatike për të nisur rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, pasi skepticizmi mbetet në një......

Si ndryshoi kontrata e Koncesionit Thumanë-Kashar/ Investimi, 226 milionë euro. Pagesa për rrugë nga makinat, jo më pak se 2.1 euro, pa TVSH
Kompania koncesionare që do të projektojë, ndërtojë, operojë dhe mirëmbajë aksin rrugor Thumanë – Kashar parashikon të realizojë rreth 1.3 mld euro të ardhura......

2022, kompanitë paguan më pak dëmshpërblime - AMF: Dëmet paguara për periudhën janar-prill 21 milionë dollarë
Në katër muajt e parë të këtij viti, kompanitë e sigurimit kanë ulur ndjeshëm totalin e dëmeve të paguara në favor të klientëve. Autoriteti i Mbikëqyrjes......

7 ankande bonosh e obligacionesh për qershorin/ Vlera 39.1 miliardë lekë. Rihapen obligacionet 7-vjeçare
Gjatë muajit qershor janë planifikuar të zhvillohen 7 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë të përgjithshme 39.1 miliardë lekë. Dy ankande......