Shqipëria Postuar më 3 Qershor 2022, 10:17

Java mbyllet e ‘kuqe’ për valutat kryesore përballë monedhës vendase!

Nga SCAN TV

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javën negativisht pasi ka humbur pikë krahasuar me ditën e enjte teksa blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një zbritje të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 119.9 lekë dhe është shitur me 120.6 lekë.

Paundi britanik ka shënuar edhe ai një rënie të kuotës këtë të premte pasi krahasuar me ditën e  enjte blihet mëngjesin e sotëm me 139.4 lekë dhe shitet me 140.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane nuk bën përjashtim nga valutat e tjera pasi krahasuar me një ditë më parë blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.6 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat