Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2022, 14:43

Posta e Tiranës drejt transferimit/ Projekti: Rikonstruksione në 20 filiale. Krijohen dhoma për paratë e postën sekrete!

Nga SCAN TV

Posta e Tiranës pritet të transferohet e t’i ofrojë shërbimet në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Postave në Tiranë. Projekti vjen si pjesë e një serie transformimet të planifikuara, që kë thelb prekin së paku 20 filiale të postës në mbarë Shqipërinë.

Për këtë qëllim, Posta Shqiptare ka hapur një tender me fond limit 2 milionë lekë që ka në fokus hartimin e projekteve të zyrave postare.

Transferimi i postës së Tiranës në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme do të bëhet pas rikonceptimit të zyrave të kësaj të fundit, me qëllim që të akomodohen punonjësit shtesë.

Projekti i projekteve të zyrave të postave parashikon ndërhyrjen në strukturat e rreth 20 filialeve postare në mbarë vendin, për ndërtimin e dhomave të sigurisë së vlerave monetare dhe postës sekrete.

Pjesë e rikonstruksionit do të bëhen zyra postare numër 5 në Tiranë, drejtoria e shpërndarësisë, zyra postare qendër në Durrës,  dhe një serë postash në tjera në qytetet kryesorë të Shqipërisë.

SCAN

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...